Vjen reagimi nga PDK-ja për vendimin e Gjykatës Kushtëtuese: Mbrojtje nga “puçi qeveritar”
Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 31 March 2020
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit për kufizimin e lirisë së lëvizjes te marre nga qeveria Kurti.
PDK në reagimin e tyre thonë se e mirëpresin këtë vendim, shkruan gazeta inFokus.
Në reagimin e tyre thuhet se Gjykata Kushtetuese e mbrojti rendin kushtetues nga “puçi qeveritar” I kryeministrit të shkarkuar Kurti.
Kjo parti kërkon nga qeveria Kurti që ta respektojë këtë vendim të Gjykatës dhe kërkon nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi./Gazeta inFokus/
Ky është reagimi i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës mirëpret akgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për ta shpallur kundërkushtetues vendimin e qeverisë Kurti për kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore.
Aktgjykimi i sotëm konfirmon ruajtjen e karakterit kushtetues dhe rendit demokratik të shtetit tonë ndaj çfarëdo përpjekjeje dashakeqëse të politikanëve, e fatkeqësisht në këtë rast të një qeverie, për ta marrë në dorë suprimimin e lirive e të drejtave të qytetarëve të Kosovës të cilat garantohen me kushtetutë dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njerëzve që ka miratuar Kosova.
Shqetësimi i ngritur nga PDK ndaj këtij vendimi antikushtutues të qeverisë së shkarkuar Kurti si dhe nga shumë parti, institucione e qytetarë, sot fatmirësisht mori një epilog të drejtë dhe evitoi një precedent të rrezikshëm të Kryeminstrit të shkarkuar Kurti për t’i bërë një �€ œpuç qeveritar” rendit kushtetues e ligjor të vendit.
Republika e Kosovës përgjatë këtyre njëzet viteve, megjithë sfidat e mëdhaja përpara, fatmirësisht ka arritur të themeloj institucione profesionale e të pavaruara të cilat kanë gjykuar në mënyrë të paanshme dhe ruajtur karakterin kushtetues të vendit ndaj çfarëdo përpjeje politike për ta cënuar e sulmuar.
PDK kërkon nga qeveria e shkarkuar Kurti dhe aktorët e tjerë ta respektojnë këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese.
PDK u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe ti respektojnë kërkesat e vendimet e institucioneve shëndetësore pavarësisht epilogut përfundimtar që i ka dhënë Gjykata vendimit skandaloz të qeverisë, i cili do të mbahet mend si përpjekja e fundit dashakeqëse për ta cënuar rëndë demokracinë e brishtë të Kosovës.
Të tjera
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...
-
Takimi i sotëm në Strasburg përfundon pa e futur Kosovën në agjendën për mbledhjen e Komitetit të Ministrave
Takimi i sotëm në Strasburg i zëvendësministrave të Jashtëm të shteteve anëta...
-
EULEX-i ushtron Policinë e Kosovës për menaxhimin e përbashkët të krizave
Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë sot në ushtri...
-
(PAMJE) Vetëaksident me motoçikletë në Prishtinë, ka të lënduar
Një vetëaksident trafiku me motoçikletë ka ndodhur para pak minutave në rrugë...
-
AAK-ja krijon Shtabin për Zgjedhje Parlamentare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftu...
-
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Qeveria austriake planifikon marrëveshje për transferimin e kriminelëve të dë...
-
Osmani takon ambasadoren e SHBA-së në OKB: E vendosur për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e Shteteve të...