Sëmundjet e veshkave/ Ja ushqimet që duhen shmangur patjetër
Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 31 March 2020
Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave, duhet të tregohen dorështrënguar me konsumin e kaliumit. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, veshkat e kanë të pamundur të përpunojnë këtë mineral siç duhet. Një gjë e tillë shkakton akumulimin e tepërt të tij në gjak.
Ushqimet E Pasura Me Kalium Që Duhen Shmangur
Nivelet e larta të kaliumit në organizëm mund të shkaktojnë probleme serioze shendetësore. Këtu përfshihen çrregullimet e rrahjeve të zemrës, kontraktime të muskujve e të tjerë. Mungesa e këtij minerali nga ana tjetër i dobëson ndjeshëm muskujt. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave duhet të kufizojnë ose shmangin një sërë ushqimesh. Disa prej tyre janë arrorët, fasulet, legumet, patatet, bananet dhe shumicën e produkteve të bulmetit. Në këtë listë përfshihen edhe avokado, ushqimet e kripura, të shpejta, të përpunuara, drithërat e plota, spinaqi, pjepri dhe lëngjet e perimeve.
Ushqimet Me Pak Kalium Që Duhen Konsumuar Më Shumë
Ushqimet që përmbajnë pak kalium, konsiderohen një alternativë më e sigurtë për njerëzit që vuajnë nga veshkat. Ekspertët thonë se një regjim ushqimor me kufizime të kaliumit nënkupton konsumin e vetëm 2000 mg të këtij minerali në ditë. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ushqimet me pak kalium përfshijnë mollët, frutat e pyllit, rrushi, ananasi, shalqini, shpargu dhe brokoli. Nuk përjashtohen as karrotat, lakra, kastraveci, orizi i bardhë, kungulleshkat e njoma dhe kungujt. Megjithatë duhet të tregoni kujdes sepse nëse hani më shumë se një racion, do të dyfishoni sasinë e kaliumit në organizëm.
Sëmundjet Kronike Të Veshkave
Sëmundjet kronike të veshkave konsiderohen si pikënisja e humbjes graduale të funksionit të plotë të veshkave. Këto sëmundje shkaktohen ndër të tjera edhe prej tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit. Në fazat e para të sëmundjes, pacienti mund të përjetojë lodhje, dobësi, enjtje të kyçeve, vështirësi në frymëmarrje, të përziera. Njerëzit e prekur nga këto sëmundje duhet të tregojnë përkushtim dhe vigjilencë në konsumin e kaliumit. Ata duhet të konsultohen me një mjek dhe dietolog për të përcaktuar regjimin më të përshtatshëm ushqimor për këtë sëmundje./AgroWeb
Të tjera
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...