Qeveria kërkon kredi për financimin e pakos emergjente
Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 30 March 2020
Qeveria e Kosovës nuk i ka siguruar mjetet për pakon emergjente në vlerë mbi 170.6 milionë euro të propozuar tri ditë më parë nga Ministria e Financave.
Kjo pako, që synim ka ndihmën për bizneset dhe qytetarët e dëmtuar nga paraqitja e virusit COVID-19, do të varet nga kërkesat për kredi dhe nga mbështetja e institucioneve financiare ndërkombëtare.
Përveç alokimit fillestar të shumës prej 10 milionë eurosh për Ministrinë e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Transfereve është duke negociuar me Bankën Botërore për financim deri në 70 milionë euro. Një kërkesë tjetër e ka dorëzuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar për një kredimarrje nga instrumenti i shpejtë financiar në masën e 52 milionë eurove. Shumën prej 35 milionë eurove tjera e ka kërkuar nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës, raporton KOHA.
Për këtë pako, Qeveria ka dërguar kërkesë zyrtare për mbështetje në Ministrinë Gjermane për Zhvillim e Bashkëpunim. Një premtim për mbështetje ka bërë të ditur se e ka marrë nga Bashkimi Evropian.
Kjo pako nuk është miratuar ende nga Qeveria e Kosovës. Gazeta ka provuar që të marrë një qëndrim nga Qeveria, ndaj së cilës të mërkurën është votuar mocioni i mosbesimit. Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se do të përgjigjet gjatë ditës së hënë.
Në buxhetin e shtetit, të miratuar dy ditë pas paraqitjes së rasteve të para me koronavirus, përveç shumës prej 10 milionë eurosh të ndara për Ministrinë e Shëndetësisë, nuk parashihet fond i veçantë për përballje me këtë sëmundje. E në ligj parashihet fondi i rezervës. Bazuar në buxhetin e këtij viti, Kosova ka rezervë në nivel qendror 9 milionë e 880 mijë euro. Kurse 34 milionë euro të tjera figurojnë për nivelin komunal, por këto mjete parashihen të përdoren për paga nëse hyn në fuqi Ligji i pagave, i cili aktualisht është i pezulluar.
Ndërkohë, ekspertët e ekonomisë kanë kërkuar “injektim” emergjent financiar për sektorin privat, për ta shmangur falimentimin e bizneseve. Bilancet preliminare, sipas tyre, tregojnë për dëmet që arrijnë afro 10 milionë euro në ditë. Ato thonë se nga masat e ndërmarra nga Qeveria, afro 100 mijë persona nuk janë në vendin e punës.
Të tjera
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...