Pallaska i reagon Kurtit: Kjo është arsyeja përse në Kushtetutë shkruan “mund” dhe jo “duhet”
Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 29 March 2020
Juristi Dastid Pallaska ka reaguar pasi kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, ka kërkuar që presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, të ushtrojë të drejtën e tij sipas ninit 81 të Kushtetutës dhe të shpallë zgjedhjet e reja pas përfundimit të pandemisë.
Pallaska ka treguar pse në nenin 82 pikën 2 të kushtetutës shkruhet fjala ‘’mund’’ e jo ‘’duhet’’. Ishte pikërisht kryeministri ai që vuri theksin te kjo fjalë dhe interpretimi i saj.
Ky është reagimi i plotë i Pallaskës:
Kryeministri në ikje sot paska gjetur kohë nga lufta kundër pandemisë për të na shpalosur edhe “ekspertizën” e tij kushtetuese.
Përkundër mobilizimit të gjithë arsenalit retorik që posedon – që shërben për mjegullimin e qëllimeve të tij politike – është cektësia e interpretimit kushtetues që e tradhton Kryeministrin në ikje, duke konfirmuar qëllimin e tij për të mbajtur vendin në bllokadë kushtetuese deri sa frustrimi popullor t’i mundësojë atij të arsyetojë trazirat që do t’i hapin rrugë vendosjes së diktaturës. E gjithë kjo mbi bazën e propagandës së shfrenuar që rrejshëm po e prezanton atë si viktimë.
Me një shpjegim qesharak për parimet e interpretimit kushtetues, Kryeministri në ikje pretendon se votat e 82 deputetëve të Kuvendit, me të cilat iu aprovua vetëdorëzimi i tij, nuk mjaftojnë për krijimin e shumicës së re parlamentare.
Kryeministri në ikje duhet ta kuptojë se vetëdorëzimi i tij u miratua me votën e më shumë se 2/3 të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë edhe 2/3 e deputetëve nga komunitetet jo-shumicë, që mjafton jo vetëm për të krijuar një shumicë të re parlamentare por edhe për të ndryshuar Kushtetutën.
Neni 82, paragrafi 2, i Kushtetutës që parasheh se Presidenti MUND të shpërndajë Kuvendin pas votimit të mocionit të mos-besimit ndaj Qeverisë është fare i qartë. Përderisa i jep të drejtën Presidentit të shpërndajë Kuvendin në rast se nuk ka mundësi që të krijohet një shumicë e re parlamentare, kjo dispozitë kushtetuese nuk e detyron Presidentin ta shpërndajë Kuvendin menjëherë pas votimit të suksesshëm të mocionit të mos-besimit. Kjo është arsyeja pse kjo dispozitë kushtetuese përdorë termin juridik opcional “MUND” në vend të termit të karakterit imperativ “DUHET.”
Përndryshe, është me rëndësi të theksohet se Kushtetuta jonë nuk parasheh që mos-besimi ndaj një Qeverie të bëhet në të njëjtën kohë apo nëpërmjet votimit të Qeverisë pasuese, siç është rasti i Gjermanisë për shembull. Sipas Kushtetutës tonë, vota e mos-besimit ndaj Qeverisë dhe vota për zgjedhjen e Qeverisë pasuese janë procese të ndara. Kjo do të thotë se “konstruktiviteti” i shumicës parlamentare me të cilën është votuar mos-besimi ndaj Qeverisë së shkarkuar testohet vetëm pasi që Kuvendit t’i prezentohet për votim propozimi për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Në fund, por jo për nga rëndësia, duhet të theksohet se nuk ka asnjë dallim, në kuptim të legjitimitetit demokratik apo autorizimeve kushtetuese apo konsideratave për zgjedhje të Qeverisë së re, ndërmjet një Qeverie të dorëhequr dhe një Qeverie të shkarkuar. Në të dy rastet Qeveria e dorëhequr/shkarkuar mbetet Qeveri kujdestare dhe kryen vetën punët e përditshme për të siguruar vazhdimin e funksionimit të institucioneve deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.
Të tjera
-
Hyn në fuqi programi me MCC-në, Rizvanolli: Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive
Ka hyrë sot në fuqi programi MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë t...
-
Policia në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e ”Tiktok-erit”
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj pë...
-
Njësiti FAST Kosova arreston një person të kërkuar nga INTERPOL’i
Policia ka njoftuar se njësiti Fast Kosova ka arrestuar një person të kërkuar...
-
Dallavere e dyshime për korrupsion, OSHP bombardohet me ankesa për tenderin 35 milionësh të Liburn Aliut për rrugën Prizren – Tetovë
Dallavere, dyshime për korrupsion e dhjetëra shkelje ligjore dyshohet të kenë...
-
Gjobë 800 euro ndaj shoferit në Ferizaj, voziti në zonë urbane 127 klm/h
Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën “Driton Islami” ka ndaluar shoferin E.M...
-
Publikohet një foto e re: Rrustem Llapi ia bëri me dorë policisë menjëherë pas të shtënave fatale
“Pas të shtënave fatale, ai ia bëri me dorë në mënyrë rastësore policisë”. ...
-
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e Vetëvendosjes
Faton Fetahu, përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, n...
-
Kurti tregon se pse u lanë të ikin terr*oristët e Banjskës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në Podcastin/dokumentarin e medi...
-
Kosova dhe Gjermania vulosin marrëveshjen, zotohen 90 milionë për punësim, energji dhe integrim
Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 90 milionë euro. ...
-
Hysen Durmishi ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale për rrugën Prishtinë – Podujevë
Zëvendësmnistri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastr...
-
Dyshimet se abuzoi se*sualisht me familjaren, arrestohet ‘Valmir bossi’
‘Valmir bossi’ , i riu i njohur në rrjetin social 'Tik Tok' për videot e çudi...
-
Haxhiu thotë se Departamentit për Krime Lufte i nevojiten prokurorë shtesë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se që nga momenti që e ka p...