6 deputetë zviceranë kanë një apel politikanëve kosovarë
Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 23 March 2020
Gjashtë deputetë të Parlamentit të Zvicrës kanë dënuar përpjekjet për rrëzimin e qeverisë së Kosovës dhe sidomos synimin e presidentit Hashim Thaçi për t’ia marrë kompetencat kabinetit të kryeministrit Albin Kurti.
Përmes një njoftimi, ata në të njëjtën kohë i kanë bërë apel edhe shefit të LDK-së, Isa Mustafës.Këta deputetë të disa partive të Zvicrës kanë shprehur shqetësimin mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, transmeton KOHA.
“Botën e ka përfshirë koronavirusi. Edhe në Republikën e Kosovës gjendja është serioze. Si në vende të tjera edhe në Kosovë qeveria ka ndërmarrë masa drastike për të kufizuar me vendosmëri përhapjen e virusit. Por ne po e përcjellim me shqetësim të madh se si qarqe të caktuara politike po përpiqen që krizën ta shfrytëzojnë në dobi të tyre. Sidomos e kemi fjalën për presidentin Hashim Thaçi dhe për kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, partia e të cilit është pjesë e qeverisë.
Ne e hedhim poshtë me vendosmëri përpjekjen e kryetarit Hashim Thaçi që, duke marrë si shkas koronavirusin, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe kështu t’ia marrë kompetencat qeverisë së koalicionit nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti. Një kërkesë e tillë nuk ka asnjë bazë dhe do ta shkatërronte pjekurinë e sapoarritur demokratike të Kosovës”, shkruan në deklaratën e përbashkët të këtyre deputetëve.
Ata i kanë bërë apel në të njëjtën kohë edhe LDK-së, e cila është partnere koalicioni në qeverinë e kryeministrit Kurti.
“Në këto kohëra të tensionuara ne paralajmërojmë urgjentisht që të hiqet dorë nga këto lojëra politike. Rrëzimi i qeverisë së popullarizuar do ta fuste Kosovën në një situatë të pakëndshme politike në valën e koronavirusit”, është thirrja e tyre.Këta deputetë i kanë bërë thirrje të gjithë akterëve politikë që të japin kontributin e tyre në shtendosjen e situatës. “Qeveria e re sapo ka marrë detyrën dhe deri më tani nuk ka dhënë ndonjë arsye për mosbesim. Përkundrazi, kjo qeveri gëzon respekt të madh në arenën ndërkombëtare.
Nëse qeveria Kurti do të rrëzohej me pretekste bajate apo do t’i merreshin kompetenca me urdhëresa të gjendjes së jashtëzakonshme, atëherë vendet si Zvicra do të rishqyrtonin thellësisht vlerësimin dhe rrjedhimisht edhe marrëdhëniet me Republikën e Kosovës”, kanë paralajmëruar ata.
Deklarata është nënshkruar nga Tiana Angelina Moser, deputete nga Partia e Gjelbër Liberale (GLP) dhe kryetare e Komisionit të politikës së Jashtme, Doris Fiala, deputete nga Partia Liberale (FDP) dhe bashkëkryesuese e Grupit Parlamentar Zvicër-Kosovë, Cédric Ëermuth, deputet i Partisë Socialdemokrate (SP) dhe bashkëkryesues i Grupit Parlamentar Zvicër-Kosovë, Fabian Molina, deputet nga Partia Socialdemokrate (SP), Sibel Arslan, deputete nga Partia e Gjelbër (GPS) dhe anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës si dhe Niklaus-Samuel Gugger, deputet nga radhët e Partisë Popullore Evangjeliste (EVP) dhe anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Të tjera
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...