COVID-19 dhe politika, javë e ngarkuar për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus
07:54 | 23 March 2020
Kosova është duke u përballur me epideminë e virusit COVID-19, por është e zhytur edhe në një krizë politike pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi të dalë nga koalicioni qeverisës për shkak të mos heqjes së tarifës dhe shkarkimit të Agim Veliut nga detyra e ministrit të Brendshëm.
Mocioni i mosbesimit është dorëzuar të premten në Kuvendin e Kosovës, ndërsa kryesia e këtij institucioni do të mblidhet për të caktuar seancën kur edhe pritet rënia e Qeverisë Kurti pasi të gjitha partitë opozitare e kanë mbështetur iniciativën e LDK-së.
Këto zhvillime nuk i kanë pëlqyer aspak qytetarëve të cilët për disa net me radhë po protestojnë nga ballkonet e tyre me tenxhere duke bërë zhurmë.
Sa i përket betejës me COVID-19, të dielën ndërroi jetë pacienti i parë me koronavirus, 82-vjeçari nga Podujeva, ndërsa numri i rasteve shkoi në 33.
Kryeministri Albin K urti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaruan se dy javët në vazhdim janë vendimtare në luftën me virusin COVID-19 duke i ftuar qytetarët të ndjekin rekomandimet e ekspertëve.
Madje, Vitia paralajmëroi se i ka kërkuar kryeministrit masa shtesë që kanë të bëjnë me kufizimin e lëvizjeve të qytetarëve dhe makinave.
Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është gati të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa kërkoi bashkëpunim mesi institucioneve të shtetit.
“Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë”, shkroi ai në Facebook.

T� tjera
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...
-
Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Ku...
-
Presidentja: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në prit...
-
Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore
Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me ...
-
Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndali...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prish...
-
17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku një 29-vjeçar i iden...
-
Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të o...































