Galaxy Buds+: Ndrysho mënyrën se si përjeton audion
Autori: Gazeta inFokus
11:53 | 24 February 2020
Duke u bazuar në përvojën e jashtëzakonshme të audios wireless të ofruar nga Galaxy Buds, Galaxy Buds+ të rinj të Samsung janë krijuar për të siguruar përvojën më të përshtatshme të dëgjimit, me cilësi edhe më të lartë.
Me teknologji të përparuar të altoparlantëve dhe mikrofonave, baterisë gjatë gjithë ditës dhe opsione të reja për personalizimin e audios, navigimin dhe përshtatjen, Galaxy Buds+ lejojnë përdoruesit të shijojnë audio me cilësi të studios në kushtet e tyre.
SUV më i shitur në Kosovë me çmimin e një pice në ditë
E SPONSORUARMËSO MË SHUMË
Një përvojë audio e gjeneratës tjetër
Me audio nga AKG, Galaxy Buds+ japin një përvojë inovative audio për përdoruesit në lëvizje. Samsung po rrit standartin e cilësisë së tingullit me Galaxy Buds+ të rinj. Përveç audios AKG, Samsung Galaxy Buds+ janë të pajisur me një sistem inovator me 2 altoparlantë, të kompletuar me një tweeter të shtuar për nota më të pasura dhe një woofer për tinguj të fuqishëm bas. Me Galaxy Buds +, çdo tingull është i ekuilibruar dhe i qartë, ashtu siç duhet të dëgjohet.
Për ata që mbështeten në kufjet e tyre wireless për thirrjet telefonike dhe thirrjet me video, Galaxy Buds+ janë të pajisur me tre mikrofonë – një të brendshëm dhe dy të jashtëm – për kapjen e zërit me qartësi maksimale. Mikrofonët e jashtëm theksojnë zërin tuaj dhe eliminojnë zhurmën e sfondit në mënyrë që të mund të dëgjoheni gjithmonë, pavarësisht se ku jeni.
Me Ambient Sound të përmirësuar, përdoruesit mund të amplifikojnë botën e jashtme kur duan ose të zbusin zhurmën e sfondit kur duhet të qëndrojnë vigjilentë duke zgjedhur nga një gamë të cilësimeve të reja që përfshijnë të ulët, të mesëm, të lartë ose ekstra të lartë.
Nuk ka prizë? Pa problem
Nuk ka asgjë më zhgënjyese sesa kur kufjeve wireless i mbaron bateria në mes të podcast-it dhe nuk ka asnjë prize në horizont. Falë një baterie të fuqishme 85 mAh, Galaxy Buds+ janë shoqëruesi i përsosur për ata që duan të dëgjojnë kur janë në lëvizje.
Galaxy Buds+ ofrojnë njëmbëdhjetë orë muzikë, dhe ju mund ta dyfishoni atë në 22 orë vetëm duke i vendosur ato në kutinë e karikimit wireless 270mAh – i përsosur për dëgjimin në lëvizje. Kur përdoruesit janë me nxitim dhe duhet të karikojnë Galaxy Buds+, aftësitë e shpejta të karikimit mund të gjenerojnë 60 minuta dëgjim në vetëm tre minuta duke përdorur karikimin e lidhur, wireless, ose pajisje për pajisje me Wireless Powershare.
Qëndroni në Kontroll më të lehtë se kurrë
Aftësitë e reja touch të përshtatshme në Galaxy Buds + lejojnë përdoruesit të qëndrojnë nën kontroll edhe pa smartphone-in e tyre në dorë. Një prekje e vetme mund të luajë ose të ndalojë muzikë; një prekje e dyfishtë mund të kalojë në këngë tjetër ose t’i përgjigjet një telefonate; dhe komanda touch & hold mund të personalizohet për çdo veprim tjetër për të cilin përdoruesit kanë më shumë nevojë.
Për dëgjuesit e Spotify, me Galaxy Buds+, mund të vazhdoni të dëgjoni menjëherë muzikën tuaj të preferuar me një prekje të vetme. Përmes një gjesti të thjeshtë ‘Tap & Hold’, Spotify luan muzikë të rekomanduar, duke u bazuar në preferencat tuaja.
Lidhshmëria plotëson thjeshtësinë
Galaxy Buds+ e bëjnë më të lehtë për përdoruesit shijimin e përvojës së tyre të dëgjimit wireless në disa pajisje vetëm një rregullim të thjeshtë. Pasi të çiftohen me një smartphone Galaxy, Galaxy Buds + janë automatikisht të disponueshme në të gjitha pajisjet e tjera të lidhura me të njëjtën llogari të Samsung.
Duke ripërcaktuar mënyrën sesi dëgjojmë audio, Galaxy Buds+ sigurojnë një mënyrë më të thjeshtë për të dëgjuar. Tani, kufjet e reja janë gjithashtu të pajtueshëm me iOS, në mënyrë që të mund të shijoni tiparet më të fundit në më shumë pajisje.
Galaxy Buds + janë gjithnjë të ndezur, gjithmonë të lidhur, dhe gjithmonë të qartë – në mënyrë që të mos mbeteni kurrë duke pritur për përmbajtjen që dëshironi.
Përfitoni nga mundësia unike – kur porosisni paraprakisht një Galaxy S20+ ose S20 Ultra të re, Samsung ju jep kufjet premium wireless Galaxy Buds+

T� tjera
-
Kryediplomatja e BE pas zgjedhjeve në SHBA: Shpresoj që Kongresi i ri do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën që Kon...
-
Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes insti...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar...
-
Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit n...
-
Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime
Deputeti Eman Rrahmani ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për dësht...
-
Raporti i KE-së vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka evidentuar një së...
-
KE: Raporti i vitit 2026 vlerëson pozitivisht punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka vlerësuar pozitiv...
-
Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës ka realizuar të mërkurën dy ekstradime ndërkombëtare, në ku...
-
Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Aksion i madh policor në Prizren, Suharekë e Dragash – ka të arrestuar për bixhoz të paligjshëm
Një aksion i gjerë policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fa...
-
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ...
-
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit nesër mbahen disa aktivitete
Me rastin e 10 vjetorit të Astrit Deharit gjatë ditës së nesërme në vendin to...
































