Ilir Meta shpjegon hapat e grushtit të shtetit, çfarë ore mbahet tubimi
Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 24 February 2020
Presidenti I Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur i vendosur për mbajtjen e tubimit më 2 mars. Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka shpjeguar dhe hapat se si është zhvilluar sipas tij gushti i shtetit në vendin tonë.
Presidenti shprehet se grushti shtetit ka filluar me vjedhjen e zgjedhje në vitin 2017, dhe përfundon me shkeljet e Kushtetutës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Po ashtu, Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen tubimit më 2 mars në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Reagimi
HAPAT E GRUSHTIT TË SHTETIT
Hapi i parë
Vjedhja e zgjedhjeve të 2017-ës, duke përdorur çunat problematikë, sipas dosjeve 184 të Dibrës dhe 339 të Shijakut, që lëvizin si top ping-pongu nga një zyrë e prokurorisë në tjetrën.
Përdorimi i Policisë së Shtetit në manipulimin e zgjedhjeve, siç rezulton në këto dosje, e frymëzuar edhe nga thirrja publike e Kryeministrit Edi Rama ndaj çdo polici për të bërë fushatë për Partinë Socialiste.
Hapi i dytë
Kapja në mënyrë anti-kushtetuese e Prokurorisë me 69 vota (nga 84 vota të sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë, të miratuar me unanimitet me 140 vota), dhe bashkë me të edhe hetimin për të siguruar pandëshkueshmërinë totale të tyre, për të mbyllur çdo çështje penale që rëndon mbi ta dhe bashkëpunëtorët e tyre, për ta përdorur si mjet shantazhi ndaj kundërshtarëve politikë.
Hapi i tretë
Provokuan braktisjen e Parlamentit nga opozita dhe vrapuan për të zëvendësuar 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës, në mënyrë anti-kushtetuese e të paligjshme, vetëm me një akt administrativ. Edhe sot pas një viti, Parlamenti është në gjendje të rëndë anti-kushtetuese (122 deputetë me letra nga 140 që kërkon Kushtetuta).
Hapi i katërt
Përmes Parlamentit monist miratuan Rezolutë kundër dekreteve të Presidentit të Republikës për zgjedhjet e 30 qershorit. Organizata rilindase e partisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve arriti deri aty sa rrëzoi edhe dekretet e Presidentit duke dhunuar haptas Kushtetutën.
Mosbotimi i dekretit të Presidentit për 13 tetorin në Fletoren Zyrtare në kundërshtim me ligjin.
Organizuan zgjedhje të paligjshme njëpartiake, kapën 100% pushtetin lokal dhe të 61 Bashkitë u bënë moniste, bashkë me Këshillat e tyre.
Hapi i pestë
Miratuan KÇK për të asgjësuar totalisht drejtësinë e për ta futur plotësisht në thundrën e qeverisë dhe të policisë, për të mbyllur çdo mundësi për ndëshkimin e kriminalizimit dhe korrupsionit të Rilindjes, si dhe për të përgjuar në mënyrë mafioze e të paligjshme këdo që i denoncon dhe thotë të vërtetat për ta.
Hapi i gjashtë
Për të kapur përfundimisht median dhe AMA-n, miratuan ligjin e ashtuquajtur “Anti-shpifje”, megjithëse Këshilli i Europës ishte totalisht kundër, aq sa u detyrua që po vetë ta çojë në Komisionin e Venecias.
Hapi i shtatë
Tentativa për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet falsifikimeve, mashtrimeve dhe shkeljes së Kushtetutës e ligjit nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani, nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe nga Kuvendi i Shqipërisë, duke bërë pjesë të grushtit të shtetit të gjithë institucionet e kapura totalisht nga qeveria. Ky hap kishte për qëllim asgjësimin përfundimtar, jo vetëm të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, por edhe të çdo mundësie për llogaridhënie në Republikën e Shqipërisë, duke vënë në pikëpyetje edhe sovranitetin dhe integritetin e vendit.
Hapi i fundit
Miratimi anti-kushtetues i ligjit të betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (pa pritur Komisionin e Venecias që e kërkuan vetë), për të futur si anëtarë të saj Dvoranët, Artat dhe Etildat e Rilindjes.
Më pas u ka mbetur edhe hapi final: shkarkimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, me porosi të UDB-së, për të zgjedhur një President me “Etikë” që të lobojë dhe të firmosë për ndarjen e Kosovës dhe për çdo projekt tjetër anti-kombëtar.
Por shqiptarët kanë 100 vjet që janë ndarë nga Esat Pashë Tradhëtari.
Të dashur qytetarë,
Ju ftoj të gjithëve në 2 mars, në ora 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër grushtit të shtetit dhe mbrojtjes, jo vetëm të integritetit të Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutës, por të vetë shtetit tonë, kombit dhe interesit kombëtar.
Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbuluar!/opinion.al/
Të tjera
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshm...
-
LAJMI I FUNDIT: Vdes një grua në vendin e punës në Mitrovicën e Veriut
Një punëtore e një furre në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veri...
-
Gërvalla në takim me ministrin finlandez: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me...
-
PAMJE: Të plāgosurit në Podujevë arrijnë në Emergjencën e QKUK-së
Tashmë kanë arritur në Klinikën e Emergjencës në QKUK disa nga të plagosurit ...
-
Këta janë tre të plāgosurit e familjes Hoxha nga gjuajtet me ārmë në Lupç të Podujevës
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës...
-
Pamjet e fundit nga vendi i ngjarjes ku u plāgosën 4 persona në Lupç të Podujevës
Katër persona kanë mbetur të plagosur në fshatin Lupc të Podujevës pas një ko...
-
Ekskluzive: Këto janë pamjet e dy personave të cilët u përfshinë në plagosjen në Lupç të Podujevës
Para disa orëve ka ndodhur një konflikt në fshatin Lupç të Podujevës, ku kanë...
-
Këta janë personat që u përfshinë në konfliktin në Lupç të Podujevës ku mbetën të plagosur 4 persona
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës...
-
Të shtëna me ārmë e sulmé me thi*ë, katër të plāgosur në Podujevë
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Infokus një rast të rëndë në fsha...
-
Disa të plagosur në një fshat të Podujevës
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Infokus një rast të rëndë në fsha...
-
Tensione në Parlamentin e Serbisë: Mandatarit për kryeministër i shfaqet një fotografi duke qëndruar me një kriminel
Një fjalim disa orësh është mbajtur mesditën e sotme, nga madatari për kryemi...
-
Kjo është policja nga Rahoveci e cila u raportua e zhdukur
Një zyrtare policore u raportua e zhdukur nga familjarët e saj në Rahovec. ...