Lajme

Gjilani në zi, Osmani do t’i adresohet kuvendarëve komunalë

Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 21 February 2020

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur të premten ditë zie, pas tragjedisë së rëndë të së martës, me ç’rast u shua familja pesë anëtarëshe Bllaca.

Haziri tha se me këtë rast, ndërpriten të gjitha aktivitetet kulturore e politike të planifikuar për sot, si dhe do të vendosen flamujt në gjysmështizë, në të gjitha institucionet komunale.

Ndryshe, pas tragjedisë Gjilanin e kanë vizituar krerë institucionesh të rëndësishme të vendit, ndërsa njëjtë do të jetë edhe sot.

-Advertisement-

Fillimisht në ora 10:30, Haziri do të presë në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Ndërsa në 15:00, kreu i Gjilanit do të presë në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani.

Më pas, kryeparlamentarja Osmani do të mbajë fjalim para kuvendarëve të Gjilanit si dhe do të vizitojë shkollën fillore “Thimi Mitko”.

Ndërsa në orën 17:00 Haziri dhe Osmani do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera