Konjufca në Nyrnberg: Shënohet njëvjetori i rithemelimit të shkollës shqipe
Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 17 February 2020
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, pas përfundimit të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka udhëtuar në Nyrnberg, për të marrë pjesë në shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe njëvjetorit të rithemelimit të Shkollës Shqipe në këtë qytet, shkruan Gazeta inFokus.
Para rreth 600 bashkatdhetarëve, shumë prej tyre nxënës dhe mësues të shkollës shqipe, Konjufca i ka uruar pjesëmarrësit me rastin 12-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke shprehur konsiderata të larta për të gjithë ata që kanë kontribuar për realizimin e lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Konjufca është shprehur i gëzuar që është rihapur shkolla shqipe në Nyrnberg. Me këtë rasti, ai i ka ftuar bashkatdhetarët tanë që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.
“Po shqyrtojmë mundësitë për të mbështetur riorganizimin dhe ristrukturimin e shkollës shqipe, përfshirë edhe ndarjen e një buxheti të veçantë për këtë çështje. Po ashtu, pak ditë pas krijimit të Qeverisë së re, dua t’ju siguroj se do të angazhohemi që të krijojmë edhe mundësitë që ju të votoni në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.
Të tjera
-
Bie kërkesa e aplikimit për dokumente, Agjencia e Regjistrimit Civil kthehet në orarin e zakonshëm
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se Agjencia e Regjistr...
-
Ministri Maqedonci thotë se do vazhdojë investimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës
Në margjina të forumit “Defense 24”, që u mbajt në Poloni, ministri i Mbrojtj...
-
Bashkëshortja i del në krah Hysen Durmishit: Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën
Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e zëvendësministrit Hysen Durmishi, ka dalë m...
-
Kurti për çështjen e dinarit: Guvernatori i BQK-së nuk më raporton mua, por Kuvendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se ka pasur përpjekje të vazhdue...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Sonte do të mund të vazhdojmë rrugëtimin drejt BE-së
Kandidati për president nga radhët Frontit Evropian në Maqedoninë e Veriut, B...
-
Haradinaj në Gjakovë, lavdëron punën e Ardian Gjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Berisha pasi Kurti tha publikisht se Asociacioni është kusht për KiE: Kosova për të është instrument për planet personale
Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka kritikuar kryeministrin...
-
Anëtarësimi në KiE në pikëpyetje, Kurti: S’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike, përkrahëse të Kosovës
Fillimisht e përmendi “votimin e fuqishëm” në Asamblenë Parlamentare të Këshi...
-
Varrosẻt Alma Arrazi gruaja që u hodh në lumin Buna me fëmijë
Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, gruaja që u hodh në lumi...
-
Kurti bën homazhe në Saradran të Istogut: Gjaku i tyre nuk shlyhet kurrë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm në 25 vjetorin e masak...
-
Pas gati tri orësh përfundon intervistimi i Hysen Durmishit në Prokurorinë Speciale
Pas gati tri orësh ka përfunduar intervistimi i zëvendësministrit të infrastr...
-
Kurti: Nuk e pranojmë kushtëzimin për anëtarësim në KiE me Asociacionin – dialogu në Bruksel, jo në Strasburg
Kryeministrin Albin Kurti ka thënë se qeveria që ai drejton ka punuar parresh...