Pesë profesione që mund t’i ushtroni nëse keni diplomë në shkenca kompjuterike
Autori: Gazeta inFokus
07:56 | 05 February 2020
Tregu i punës në Kosovë, ka pësuar ndryshime gjatë periudhave të caktuara kohore. Me avansimin e teknologjisë dhe rrjeteve sociale është rritur nevoja për personat që kanë njohuri në fushën e teknologjisë dhe informacionit.
Nëse keni studiuar shkenca kompjuterike, ekzistojnë shumë profesione të cilat mund t’i ushtroni edhe në Kosovë. Akademi Pune, ju njofton me këto profesione.
1. Software Developer (Zhvillues softuerik)
Si Software Developer, ju mund të krijoni programe softuerike të cilat ua mundësojnë dhe lehtësojnë përdoruesve të kryejnë detyra të caktuara në pajisje të caktuara elektronike, siç janë kompjuterët apo smart phones (telefonat e mençur). Nëse ushtroni një profesion të tillë, ju luani rol të rëndësishëm dhe keni përgjegjësi të madhe në mirëmbajtjen, zhvillimin dhe testimin e softuerit në tërësi.
2. Database Administrator (administrator i bazës së të dhënave)
Në profesionin si Database Administrator (administrator i bazës së të dhënave) ju analizoni dhe vlerësoni nevojat dhe të dhënat e përdoruesve. Po ashtu, ju keni rol edhe në zhvillimin dhe përmirësimin e burimeve të të dhënave që përdoren për të ruajtur informata të besueshme.
3. Web Developer (zhvillues softuerik)
Si zhvillues Softuerik, roli juaj është vlerësimi i nevojave të përdoruesve për burime të bazuara në informata. Në këtë profesion, duhet po ashtu të jeni kreativ pasi që mund të keni përgjegjësi në mirëmbajtje të faqeve të ndryshme dhe t’i bëni ato sa më lehtë të qasshme për përdoruesit.
4. Computer and Information Researcher (Studiues i kompjuterit dhe informacionit)
Sa i përket këtij profesioni, roli kryesor është zbulimi dhe dizajnimi i qasjeve moderne në operimin teknologjik si dhe aplikimi i metodave inovative për teknologjinë ekzistuese. Personat në këtë profesion kanë përparësi të madhe në tregun e punës ngase me njohuritë që posedojnë zgjidhin probleme të ndërlikuara kompjuterike në biznes, shkencë, mjekësi si dhe fusha të tjera.
5. IT Project Manager (Menaxher Projekti në IT)
Në profesionin si IT Project Manager, ju mund të keni detyra të caktuara si: analizimi i problemeve teknike, propozimi i zgjidhjeve të reja dhe këshillimi për ngritje të produktivitetit. Gjithnjë duke u bazuar në aftësitë e juaja personale dhe njohuritë që posedoni në lidhje me fushën e shkencave kompjuterike.
Këto janë vetëm disa nga shumë profesione që mund t’i ushtroni në fushën e teknologjisë dhe informacionit sepse numri i tyre është shumë i madh. Me zhvillimin e hovshëm të kësaj fushe, kërkesa për këto profesione mund të rritet edhe më shumë në të ardhmen.

T� tjera
-
Kryediplomatja e BE pas zgjedhjeve në SHBA: Shpresoj që Kongresi i ri do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën që Kon...
-
Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes insti...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar...
-
Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit n...
-
Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime
Deputeti Eman Rrahmani ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për dësht...
-
Raporti i KE-së vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka evidentuar një së...
-
KE: Raporti i vitit 2026 vlerëson pozitivisht punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka vlerësuar pozitiv...
-
Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës ka realizuar të mërkurën dy ekstradime ndërkombëtare, në ku...
-
Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Aksion i madh policor në Prizren, Suharekë e Dragash – ka të arrestuar për bixhoz të paligjshëm
Një aksion i gjerë policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fa...
-
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ...
-
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit nesër mbahen disa aktivitete
Me rastin e 10 vjetorit të Astrit Deharit gjatë ditës së nesërme në vendin to...































