Ky është plani i Kurtit për sigurinë
Autori: Halil Berisha
15:18 | 04 February 2020
Albin Kurti këtë të hënë e ka nisur punën e re, si kryeministër i Republikës së Kosovës.
E një ditë më parë, të dielën e 3 shkurtit u votua qeveria e tij me LDK-në në Kuvendin e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.
Kjo erdhi pas marrëveshjes që bën këto dy parti për të qeverisur bashkë, derisa Gazeta inFokus ka siguruar edhe dokumentet e kësaj marrëveshjeje.
Këtu, në pika të shkurtëra përmendet edhe programi që këto parti synojnë ta realizojnë për katër vitet e mandatit të tyre, shkruan gazeta inFokus.
E një nga prioritetet kryesore thuhet të jetë rendi, siguria e mbizotërimi i ligjit.
Por, si planifikojnë ta realizojnë këtë synim?
Shkurtimisht kjo është e shkruar në gjithsej 8 pika krysore.
- Në aspektin e sigurisë së jashtme do të bëhen përgatitjet për avancimin e FSK-së, drejtë ushtrisë në kohë optimale dhe përgatitjet për anëtarësimin në NATO.
- Në aspektin e sigurisë së brendshme, përmes fuqizimit të Policisë së Kosovës e rritjes së buxhetit dhe kapaciteteve njerëzore e investimeve kapitale do të përmirësohet rrënjësisht siguria publike. Ndërsa, do të punohet edhe në rritjen e kapacitetit të shërbimit të emergjencave civile.
- Do të bëhet Vetingu në polici, prokurori, gjyqësi, AKI, ATK, Dogana e Njësinë e Inteligjencës Financiare.
- Do të krijohet “FBI Kosovare” e quajtur si “Zyra Shtetërore e Hetimit”. Së pari do të rishikohet funksionimi i të gjitha task forcave e pas këtij procesi do të shqyrtohet krijimi i kësaj zyreje.
- Do të bëhet “Sigurimi i jetës së policëve” përmes ligjit për Policinë do të garantohet siguria e shëndeti i tyre.
- Shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm, përgatitjet për të cilin d otë bëhen në përputhje me praktikat e standardet më të mira të vendeve të NATO-s.
- Do të miratohet Ligji për kontrollin e konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
- Do të miratohet ligji për “Krimet e Luftes” gjenocidin e krimet kundër njerëzimit dhe agresioni dhe do të themelohet “Instituti për Krimet e Luftës”./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
































