Murati: Ka ende shpresa për marrëveshje me LDK’në, kemi 15 ditë kohë
Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 20 January 2020
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati u shpreh optimist në lidhje me marrëveshjen e koalicionit, duke thënë se kanë ende edhe 15 ditë, të cilat do t’i shfrytëzojnë për të shterur mundësitë që të bëjnë marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Murati, thotë se LVV-ja, ka vullnet për të bërë marrëveshje me LDK-në, dhe se këtë vullnet e kanë dëshmuar, në momentin që i kanë bërë ofertë LDK-së, që të jenë bartës të listës në zgjedhjet e 6 tetorit, e cila ofertë u refuzua nga kjo e fundit.
“Mundësitë nuk janë shterë, vet fakti që është edhe ky 15-ditëshi, tregon që mundësitë nuk janë shterrur. I kemi edhe 15 ditë që të arrijmë marrëveshje. Vullneti prej Lëvizjes Vetëvendosje ekziston për me pas një marrëveshje, ky vullnet ka ekzistuar që prej fillimit të bashkëpunimit në opozitë, bashkë me LDK-në kur kemi qenë në opozitë, madje ku vullnet është dëshmuar edhe ne negociatat për koalicion parazgjedhor që kemi pas me LDK-në, nëse ju kujtohet ka pasur oferta gjeneroze atëherë. Madje oferta përfundimtare, pak para se me u dorëzuar listat në KQZ, ka qenë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës. Si kandidat, e Albin Kurti numër dy, edhe atëherë u refuzu kjo ofertë”, u shpreh Murati.
Sipas Muratit, të dy partitë edhe LVV-ja, edhe LDK-ja kanë dalë në fushatë me të njëjtin premtim, për ta dërguar PAN-in në opozitë, gjë që kjo tregon se ka ende shpresë për koalicion.
“Tash me e pyet elektoratin e LDK-së a e kishit pranuar në retrospektivë, këtë ofertë, ndoshta e kishin pranuar nëse i kishin ditë qysh ka me dal rezultati. Por, ja që kjo ofertë ka skaduar, të gjitha ofertat po iu imponohet një afat skandence qoftë Kushtetues, qoftë prej KQZ-së. Edhe pasi dul rezultati, VV-ja e para ndërsa LDK-ja e dyta. Le të kujtojmë që dy partitë gjatë fushatës kanë garuar me premtimin se do ta dërgojnë PAN-in në opozitë dhe vetëm LVV-ja dhe LDK-ja do të jenë partnerë të koalicionit. Tash, pas zgjedhjeve LVV-ja vazhdon me insistuar që me pas marrëveshje, por e kemi edhe alternativën tjetër me mbet në opozitë, por që opozita nuk ka qenë e përmendur gjatë fushatës, kështu që ka shpresë marrëveshje”, tha Murati në RTV Dukagjini.
Në anën tjetër, anëtari tjetër i LVV-së, Artan Abrashi, tha se kërkesa e LDK-së për balancim të pushtetit ka skaduar dy herë, kur ata kanë refuzuar ofertat partia e tij ia kishte bërë LDK-së.
Abrashi thotë se LVV-ja ka pritur deri në momentin e fundit që LDK-ja të bëj një hap për marrëveshje, para se të shkonin në seancën konstituive të Kuvendit.
“Kërkesa e LDK-së për balancim të pushtetit, ka skaduar kur ata e kanë refuzuar ofertën e LVV-së për të konkurruar me një listë të përbashkët ku nuk kishte me pas fitues ky ose ai subjekt. Do të kishin fituar bindshëm si opozitë e bashkuar, dhe që ka mbështetjen qytetare, kjo ofertë u refuzua. Momenti i dytë ka qenë 26 dhjetori, kur kemi prit deri në momentin e fundit që ata të bëjnë një hap drejt marrëveshjes. Nëse ne do të kishim hyrë këtyre lojërave, të shtyrjes së seancave, rikthimit të skenave nga e kaluara, ku mbledhjet e Kuvendit janë formalitet, deputetët vetëm nënshkruhen ato letrat sa për paga dhe mëditje. Kjo ka qenë e panevojshme nga LVV-ja dhe LDK-ja”.
“Kuvendi me 26 dhjetor, për fat të keq LVV-ja në Kuvend shkoi pa marrëveshje, por se ne nuk mund ta bllokonim procesin e formimit të Kuvendit si organit më të lartë të vendit. Dhe e para me 26 dhjetor ka ndodh një vendim demokratik ligjor, vendimi i parë ka qenë zgjedhje e kryetarit të Kuvendit, ka pasur vota nga subjekte të ndryshme politike, përfshirë edhe LDK-në, shtrohet pyetja mbi çfarë baze, dy subjekte që përfaqësohen nga dy lider partiake munden me marr një vendim që me hedhur poshtë një vendim demokratik dhe të ligjshëm të organit më të lartë të vendit. Hyrja në tregti votash me deputetët është e papranueshme, absurde. Pranimi i një oferte po aq sa edhe refuzimi krijon situatë të re. Pranimi i një ofertë po aq sa refuzimi i një ofertë krijon një situatë të re”, tha Abrashi.
Të tjera
-
Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet Besian Mustafa. Besiani është në mandatin e dytë si deputet; ishte ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. “Si zëdhënës do të jetë zë i qëndrimeve të LDK-së dhe i komunikimit me qytetarë”, thuhet në njoftim. Këtë pozitë deri me tani e ka mbajtur Sibel Halimi.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e Shteteve të...
-
Besian Mustafa emërohet zëdhënës i LDK-së
Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimi...
-
LAJMI I FUNDIT: Gërvalla njofton se Rusia sot po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Rusia aktualisht ...
-
Zbulohet një laborator droge në Leposaviq, Policia zbardhë detajet
Policia e Kosovës ka zbuluar sot një laborator droge në Leposaviq. Lajmin ...
-
“Në veri një regjistruesi të popullsisë ia kanë lëshu qenin”
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha...
-
Hakerët e Rusisë sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës, atë të Presidencës dhe Kryeministrisë
Hakerët nga Rusia kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gj...
-
Osmani kujton Betejën e Çabratit: Vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm
Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gj...
-
I dyshuari që dhu*noi se*ksua*lisht për një vit 14 vjeçaren nga Ferizaj dyshohet se ishte zyrtar i Policisë së Kosovës
Herën e parë e kishte dhunuar në Autobus. E më pas për një vit rresht 59 vjeç...
-
Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur vendimin e BE-së për mir...
-
Kurti: Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase që i përmbush nevojat e qytetarëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se administrata publike ësht...
-
Ambasada britanike: Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Në Strasburg sot zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve anëtare janë duke bër...
-
ASK i bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen: Është obligim ligjor
Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëz...