Dhimbjet e stomakut/ Cilat janë rastet urgjente për shëndetin
Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 17 January 2020
Shkaktarët e dhimbjeve të barkut janë të ndryshëm. Kurat e trajtimit janë tërësisht në varësi të shkakut. Disa dhimbje mund të largohen duke eliminuar ushqimet pikante, disa me medikamente, ndërkohë që disa të tjera kërkojnë një kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Përcaktimi i seriozitetit të dhimbjeve nuk mund të bëhet plotësisht nga vetë personi, megjithatë ka disa simptoma që përbëjnë një këmbanë alarmi.
Kur Duhet Të Shkoni Urgjent Tek Mjeku
Sipas të dhënave dhimbja e stomakut mund të jetë simptomë e ndonjë sëmundjeje kërcënuese për jetën. Këtu përfshihet edhe apendisiti dhe bllokimi i zorrëve. Dhimbjet e stomakut konsiderohen urgjente në rast se:
Jeni shtatzënë, Dhimbja nis brenda një jave pas kryerjes së një ndërhyrje kirurgjikale, I jeni nënshtruar një baypasi gastrik apo ndërhyrje në zorrë, Zona abdominale është e zgjeruar, forcuar apo e nxirë, Keni hemoragji, Keni vështirësi në frymëmarrje, Keni shtrëngim të kraharorit, Keni marramendje, dhimbje të qafës e shpatullave, Keni probleme me shikimin. Në raste të tilla njeriu nuk duhet të presë që dhimbja të largohet vetë por të drejtohet vetë në qendrën mjekësore më të afërt.
Kur Duhet Të Kontaktoni Mjekun
Ka raste të tjera kur dhimbja e stomakut është e fortë por nuk është nevoja të shkoni në qendrën mjekësore. Ju duhet të kontaktoni me mjekun brenda 1-2 ditësh në rast se:
Keni dhimbje dhe të përziera kur ushqeheni, Keni diare që zgjat prej më shumë se pesë ditë, Keni temperaturë të lartë që zgjat mbi tre ditë, Keni humbje të oreksit, Dhimbja nuk largohet pas një ose dy ditësh.
Kur Dhimbjet e Stomakut Nuk Janë Urgjente
Nëse dhimbjet e barkut janë të lehta dhe nuk shoqërohen me asnjë prej simptomave të lartpërmendura, atëherë ato largohen vetë. Dhimbje të tilla mund të shkaktohen nga probleme si: konstipacioni, gazrat, ushqimet me yndyrë ose ato pikante. Këto dhimbje zakonisht largohen vetë pas disa orësh. Për të lehtësuar situatën në stomak, sigurohuni të pini sa më shumë lëngje dhe të konsumoni ushqime që sipas termave popullore ‘mbledhin’ stomakun. Mos konsumoni ushqime me yndyrë, pikante apo pije që përmbajnë alkol dhe kafeinë. Këshillohet të pini çaj mente apo nenexhiku për qetësimin e dhimbjeve.
Të tjera
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...