Tragjedia në Lagjen Mati 1: Familjet po i japin besë njëra – tjetrës me ndërmjetësimin e hoxhallarëve
Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 14 January 2020
Rreth nëntëdhjetë ditë kanë vendosur që t’i japin besë njëra tjetrës anëtarët e familjeve Mehmeti dhe Rafuna, pjesëtarët e të cilëve në shtatorin e vitit që shkoi u vranë me njëri-tjetrin. Por besa e dhënë nga ta përfundon vetëm pas 10 ditëve. Hoxha që po ndërmjetëson për pajtimin e këtyre dy familjeve, Fatmir Latifaj, ka dhënë detaje të reja për nismën e tij për pajtim rreth këtij rasti.
Në shtatorin e vitit që e lamë pas, kryeqyteti u trondit nga një vrasje që ndodhi në pikë të ditës në Prishtinë. Pjesëtarët e familjes Rafuna e asaj Mehmeti-fqinj me njëri-tjetrin u përfshinë në një përleshje me armë zjarri. Nga gjuajtjet, tre anëtarët e kësaj familje mbetën të vdekur si dhe dy të tjerë u plagosën-njëri nga ta më rëndë.
E gjithë ngjarja dyshohet se u bë për një copë betoni, ajo, nga e cila nisi konflikti i cili përfundoi më pas me tri viktima.
Por disa muaj pas këtij rasti të rëndë, familjet e viktimave kanë vendosur që t’i japin besë njëra-tjetrës.
Nga nëntori i vitit të kaluar, me kërkesën e imamit të Mitrovicës, hoxhë Fatmir Latifajt, familja Rafuna e ajo Mehmeti janë pajtuar që t’i lenë mospajtimet me njëra-tjetrën të paktën tre muaj, deri në fundin e janarit të këtij viti.
Në një prononcim për Gazetën Express, Latifaj, ka deklaruar se familjet e kanë mirëpritur propozimin e tij për besë.
“Tre muaj ditë besë kanë vendosur familjet që t’i japin njëra-tjetrës. Deri në fund të muajit janar do të zgjasë besa për të cilën ata janë marrë vesh. Unë në nëntorin e vitit të kaluar kam propozuar që këto dy familje të besatohen”, ka deklaruar Latifaj për Express.
Por, hoxha ka deklaruar se familjeve ua ka dhënë edhe një propozim tjetër. Atë që t’i shesin pronat dhe të largohen nga fqinjësia me njëra-tjetrën.
“Ne kemi kërkuar nga familjet që t’i ofrojnë marrëveshje, besë- mirëkuptimi ndaj njëra-tjetrës. Unë kam propozua që edhe pronat t’i shesin dhe të dalin nga aty. Por për këtë propozim kam hasur në hezitim nga ana e familjes. Por unë sërish iu luta atyre që të mendojnë seriozisht mbi propozimin tim”, ka deklaruar tutje për Express, hoxha i cili ka marrë përsipër misionin për pajtimin e këtyre dy familjeve.
Por, familja Mehmeti e ajo Rafuna, besë kanë dhënë vetëm deri në fundin e këtij janari. Hoxha thotë se sërish do të kërkojë edhe tre muaj të tjerë bese ndaj këtyre dy familjeve.
“Unë i kamë thanë që dua t’i ofrojmë marrëveshje brenda tre muajve që ta mendojnë propozimin. Sërish pas disa ditëve do të shkojmë tek familjet edhe të kërkojmë sërish besë dhe familje të gjakut”, deklaron tutje hoxha nga Mitrovica.
E ndërkohë si pasojë e përleshjes në shtatorin e vitit që e lamë pas, ndërruan jetë në vendin e ngjarjes Bashkim Mehmeti e Mefail Rafuna. Gazeta Express, ka raportuar në vazhdimësi rreth këtij rasti.
Si pasojë, e gjithë tragjedia në mes të familjes Mehmeti dhe Rafuna dyshohet se kishte nisur për një pjesë betoni, jo më të madhe se 1 metër katror. Këto dy familje për vite me radhë kishin qenë në fqinjësi të mirë. Por, para disa muajve, familjet ia dhanë pronën, në këmbim të disa banesave e lokaleve, një kompanie private. Mosmarrëveshjet nisën ditëve të fundit të korrikut të 2019’’tës e përfunduan shtator me një ngjarje e cila ka tmerruar gjithë Kosovën.
Procesi gjyqësor rreth këtij rasti është duke vazhduar. Gjykata Themelore e Prishtinës gjatë javëve në vijim pritet që të mbajë procesin dhe të jap verdiktin.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...