Nagavci kërkon nga LDK-ja të tregojë nëse e dëshiron bashkëqeverisjen me VV-në
Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 14 January 2020
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se oferta e fundit që i kanë bërë LDK-së është përpjekja e tyre e vazhduar për ta arritur marrëveshjen.
Duke mos dhënë shumë detaje për përmbajtjen e kësaj oferte, ajo tha se nuk do t’i shkelin asnjëherë parimet.
“Në kuadër të angazhimeve dhe përpjekjeve të Vetëvendosjes që sa më shpejt të gjejmë një zgjidhje për të arritur marrëveshje, nga grupi punues i Vetëvendosjes sot i është dërguar edhe një ofertë LDK-së me shpresën që gjithë vullneti i qytetarëve të jetësohet me një qeverisje VV-LDK”, tha Nagavci.
Ajo ka theksuar se ata në vazhdimësi kanë dhënë propozime për LDK-në.
“Vetëvendosje në vazhdimësi ka dhënë propozime për LDK-në për të arritur te zgjidhja më e mirë. Kryesia e Vetëvendosjes ka autorizuar grupin punues që do të negociojë me grupin punues të LDK-së. Nuk mund t’i di detajet e propozimeve të reja, por konfirmoj se sikur propozimet e kaluara, Vetëvendosje ka bërë mjaft koncesione dhe ka paraqitur gatishmëri për të arritur në krijimin e institucioneve duke e bërë të qartë që në secilën ecje përpara nuk ka kthim prapa”, u shpreh ajo.
Nagavci ka shtuar se është një moment i rëndësishëm që ata të gjejnë gatishmëri për ta jetësuar vullnetin e qytetarëve dhe për t’i përmbushur premtimet elektorale që VV do të qeverisë me LDK-në – dhe anasjelltas.
“Ne i kemi marrë të gjithë hapat që të arrijmë në këtë pikë dhe shpresoj që edhe LDK-ja të ketë të njëjtin qëllim dhe se e kanë lexuar drejt vullnetin e qytetarëve. Nuk bëhet fjalë këtu për të joshur njëri-tjetrin, por për t’i gjetur pikat që na bashkojnë që sa më shpejt t’i formojmë institucionet”, ka deklaruar Nagavci.
Nagavci në një deklaratë për Klan Kosovën tha se LDK-ja tani e ka momentin të vendosë se a dëshiron të qeverisë me Vetëvendosjen.
“Lëvizja është bazuar në vazhdimësi nga parimet, harmonizimet dhe programet qeverisës në ndarjen e përgjegjësive dhe në udhëheqjen e resurseve të caktuara me njerëz kompetentë dhe profesionistë. Tashmë e kemi bërë të qartë se cilët janë personat tanë të preferuar për t’i drejtuar dikasteret e caktuara dhe është momenti që edhe LDK-ja të tregojë se a dëshiron të qeverisë me Vetëvendosjen. Propozimet tona kanë qenë të vazhdueshme, por duhet që edhe LDK të tregojë si e sheh ecjen përpara”, theksoi ajo.
Nagavci tha se është e pakuptueshme pse duhet të diskutohet edhe më tej posti i kryeparlamentarit pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës.
“Përkundër që zgjedhjet kanë qenë parlamentare ne kemi pasë kompromisin me LDK-në dhe kemi qenë të gatshëm që të gjejmë një formulim kushtetues që lë hapësirë për të përcaktuar saktë se si do të jetë bashkëpunimi edhe në rastin e presidentit. Ky ka qenë një koncesion që ne e kemi bërë tashmë. Sa i përket kryeparlamentarit dhe zgjedhjes së Glauk Konjufcës, nuk është më vetëm dëshirë e jona por edhe e 75 deputetëve të Kosovës dhe ne besojmë që është personi i duhur në vendin e duhur. Pra, nuk ka as arsye e as nevojë që të insistohet në kthim prapa. Nuk ka asnjë qëllim të mirë dhe as argumente për këtë”, tha ajo.
E pyetur nëse kanë propozuar shtimin e numrit të ministrive në ofertën e fundit, ajo nuk ka treguar direkt, por ka thënë se VV nuk shkel parimet për mirëqeverisje.
“Lëvizja në kuadër të parimeve dhe principeve për një mirëqeverisje nuk do të shkelë asnjë prej tyre për të cilat jemi pajtuar tashmë dhe numri i ministrive do të jetë dukshëm më i vogël se në qeverisjet e kaluara”, shtoi ajo.
Të tjera
-
Kurti plot lëvdata për punën e Bashkim Jasharit në krye të FSK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me komandantin e F...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë sigurohet duke ndalur Rusinë dhe Serbinë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të...
-
Organizohet një aktivitet në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit
Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë so...
-
Mblidhen pesë komisione parlamentare sot
Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për komisionet parlamentare, pasi që paras...
-
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë Agjenc...
-
Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhu*ën ndaj serbëve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vra...
-
Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit
Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anë...
-
Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në di...
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...