Vonesat në zgjerimin e rrugës në Veternik shkaktojnë kolona
Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 14 January 2020
Punimet për zgjerimin e rrugës që kanë filluar në muajin korrik të vitit të kaluar të ura në Veternik në Prishtinë, po shkaktojnë kolona të gjata në kryeqytet.
Edhe pse ishte premtuar nga Ministria e Infrastrukturës që në muajin dhjetor këto punime do të përfundojnë, ky projekt ende nuk është realizuar.
Menaxheri i këtij projekti, Isa Berisha, vonesën e arsyeton më uljen e temperaturave.
Kolona të gjata dhe tollovi në qytet kanë shkaktuar punimet në rrugën te ura në Veternik. Menaxheri i projekti në Departamentin për menaxhimin e rrugëve nga Ministria e Infrastrukturës, Isa Berisha, tha për Radio Kosovën se kompania kontraktuese do t’i përfundojë punimet e parapara brenda 60 ditëve pasi që të përfundojë sezoni dimëror.
“Bazuar në planin dinamik dhe rrjedhjen e punimeve dhe përfundimin e periudhës së dimrit, besoj që kompania së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës do t’i përfundojë punimet në afatin e paraparë, që janë edhe 60 ditë parapara të planifikimit nga pjesa kur përfundon sezoni dimëror”, tha Berisha.
Komandanti i Policisë së Trafikut Rrugor në Prishtinë, Milaim Fejzullahu, tha për Radio Kosovën se është fakt që punimet në rrugë po shkaktojnë kolona, por Policia po qëndron aty për qarkullim normal të trafikut si dhe në parandalim të aksidenteve.
“Ne si polici jemi akorduar që në kohën kulmore, prej orës 7-9 në mëngjes si dhe në mbrëmje prej orës 15-17, të jemi prezentë në këtë zonë, për shkak se janë duke u zhvilluar punimet ne këtë vend punishte dhe është e nevojshme që ne si polici te jemi aty në parandalim të aksidenteve por edhe në qarkullim normal të trafikut”, tha Fejzullahu.
Projekti i rrethrrotullimit të ri në Veternik do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës rreth 2.5 milionë euro dhe punimet ishin paraparë të përfundojnë në një afat kohor prej rreth 6 muajsh.
Të tjera
-
Konjufca: Projektet e MCC-së me ndikim pozitiv në mirëqenien e qytetarëve
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në ta...
-
E rëndë: I riu në Klinë dyshohet se kreu marrëdhënie se*suale me motrën 14 vjeçare
Një person është arrestuar nga policia, pasi që dyshohet se ka kryer marrëdhë...
-
Homazhe për nder të figurës së Ali Lajçit në Kuvend të Kosovës
Në hollin e Kuvendit të Kosovës sot po mbahen homazhe për ish-deputetin Ali L...
-
Përbërja e re e Qeverisë serbe: Daçiq ministër i Brendshëm, Vulin zv/kryeministër
Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, propozoi të hë...
-
Kryeziu: Mungesa e progresit në dialog s`është për shkak të të dyja palëve
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se është një zhvi...
-
Prezantohet kabineti i ri qeveritar në Serbi, i sanksionuari i Amerikës do të jetë zëvendëskryeministër
Mandatari për krijimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq ka prezantuar p...
-
Makina godet një këmbësor në Lluzhan të Podujevës
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi dyshohet se nga...
-
Hoti: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OShP-së pa konkurs publik
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka shkruar në ...
-
SBAShK-u proteston të mërkurën
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do ...
-
Hajnat hyjnë në një shkollë në Ferizaj, vjedhin libra dhe një fshesë elektrike
Një grua ka raportuar në polici se hajnat kanë hyrë në një shkollë në fshatin...
-
Dy gra e rrahin një burrë në Mitrovicën e Veriut
Dy gra dyshohet se e kanë rrahur një burrë. Ngjarja ka ndodhur të hënën në...
-
Vëllau i Butës dënohet me 17 vite burgim
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Q...