Bajqinovci fajëson komunën e Prishtinës për projektin e Badovcit
Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 13 January 2020
Mefail Bajqinovci, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së ka akuzuar Komunën e Prishtinës për projektin te Liqeni i Badovcit.
Ai ka thënë se qysh nga fillimi kjo komunë e ka orientuar këtë proces drejt dhënies së lejes, shkruan gazeta inFokus.
Bajqinovci gjithashtu thotë se fajtor kryesor për këtë projekt të dëmshëm është pikërisht komuna e Prishtinës.
Ndërsa deputeti i VV-së thotë se tani Komuna po mundohet të hedhë fajin te Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por e gjithë kjo sipas tij është një mashtrim./Gazeta inFokus/
Ky është postimi i plotë:
Prej momentit që Komuna e Prishtinës ka aprovuar kushtet ndërtimore praktikisht, e ka orientuar procesin drejtë dhënies së lejes ndërtimore për projektin e Badovcit.
Duke u mbështetur në nenet 17, 18 dhe 21 të Ligjit për Ndërtim, Komuna e Prishtinës, e ka orientuar këtë projekt drejtë pajisjes me leje me faktin që ka lëshuar akt administrativ për aprovim të kushteve ndërtimore.
Komuna e Prishtinës është fajtore kryesore sepse e ka udhëzuar këtë projekt të dëmshëm. Tani, ata po tentojnë ta hedhin fajin tek ministria për pëlqim, kjo është mashtrim. Sipas nenit 20 të Ligjit për Ndërtim dhe sipas Ligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, objektet banimore nuk u kërkohet vlerësim i ndikimit në mjedis.
Përgjegjësia dhe kompetencat e MMPH, përkitazi me këtë projekt, ndërlidhet me faktin se lokacioni ku planifikohet ndërtimi prekë Zonën e Mbrojtur Ujore të Liqenit të Badovcit dhe asesi nuk kanë të bëjnë këtu çështjet që lidhen me Vlerëdimin e Ndikimit në Mjedis të projektit apo Pëlqimit Mjedisor, kjo thjesht është manipulim me publikun nga Komuna.
Nga MMPH, presim që duke u bazuar në ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi, të sigurojë mbrojtjen e duhur të Zonës së Mbrojtur Ujore të Liqenit.
Ndërkohë dihet që kushtet ndërtimore, edhe kur ekziston plan rregullues edhe kur nuk ekziston, janë praktikisht baza themelore mbi të cilën lëshohet një leje ndërtimore. Tani jemi në kushtet që nëse Investitori aplikon për leje, me dokumentacion ndërtimor në përputhje me këto kushte ndërtimore që i ka dhënë Komuna dhe i refuzohet leja, Investitori ka të drejt të padis Komunën dhe nuk ka fuqi që e ndal këtë leje.
Prandaj, komuna e Prishtinës është mirë të bëjë publike kushtet të cilat i ka dhënë dhe të bëjë transparencën e bazës ligjore se ku është mbështetur për dhënien e kushteve ndërtimore megjithëse, në rastet kur nuk ka plan rregullativ urban, Komuna ka qenë e obliguar të njoftojë publikun dhe të mundësojë komente para se t’i ketë aprovuar kushtet ndërtimore, ashtu siç përcaktohet me nenin 18 (paragrafi 2) i Ligjit për Ndërtim.
Komuna duhet të mbahet përgjegjëse për këtë akt brutal ndaj të mirave natyrore publike.
Të tjera
-
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shtetev...
-
Gjendet një person i vd ekur në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa she...
-
Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin...
-
E dhimbshme, Vd*es tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva
Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian ...
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...
-
Kica-Xhelili: Nuk më duhen raportet e “Freedom House” dhe i DASh-it për ta kuptuar se Qeveria Kurti është e korruptuar
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se nuk i duhen raportet...
-
Zgjidhet Qeveria e re e Serbisë, Vuçeviq: Serbia nuk do të heqë dorë nga Rusia
Kuvendi i Serbisë e ka zgjedhur Qeverinë e re të vendit të enjten pas një deb...
-
Përsëritet kërkesa për heqjen e masave, Stano i ftohtë: Kur të vendosin vendet anëtare, jo politikanët e Kosovës
(Foto nga arkivi: Josep Borell Përfaqësues i Lartë i BE’së)Liderët e Kosovës ...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Stanos me dy foto: De-eskalimi ka ndodhur, hiqni masat
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar ndaj qëndrimit ...
-
SKANDALOZE: Këtë shkollë në Viti e mbulon myku, shikoni si qindra karrige e banka i kanë hedhur në një klasë
Shkollën ish teknike “Jonuz Zehnullahu”, në komunën e Vitisë duket se e ka mb...
-
Haxhiu, PDK: Korrupsioni ka emrin e Kurtit dhe qeverisë së tij
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar...