Shala: Nuk do të ketë koalicion në mes LVV-së dhe LDK-së
Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 12 January 2020
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala thotë se dy partitë që po synojnë formimin e institucioneve, janë duke vrapuar pas pozitave të individëve, e jo për të mirën e Kosovës. Sipas tij, kjo marrëveshje nuk do të arrihet.
Ai për KosovaPress thotë se Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, janë duke u vonuar në formimin e institucioneve.
“Siç po shihen deri më tani këto dy parti jo vetëm me elektoratin, tërë Kosovën e kanë gënjyer me premtimet e veta, sepse po vjen një qeverisje e “shpresës”. Ku po shihet se nga qeverisja e “shpresës” nuk ka asgjë tjetër veç se të dyja partitë janë duke vrapuar pas pozicioneve për individë dhe ka mbetur këtu ku ka mbet Kosova. Duhet që sa më shpejt të dy partitë t’i thërrasin ndërgjegjes dhe të krijojnë institucionet”, thotë ai për KosovaPress.
Sipas tij, Kosovën e presin zhvillime me shumë vështirësi, si anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, e po ashtu edhe zhvillime në vend, kështu që të dyja partitë, LVV e LDK janë duke u vonuar në formimin e institucioneve të vendit, pavarësisht se kanë marrë besimin e qytetarëve.
Ai thotë se kjo marrëveshje nuk do të arrihet.
“Unë mendoj që nuk do të ketë marrëveshje brenda këtyre dy partive, sepse dy partitë nuk janë duke i besuar njëra-tjetrës dhe janë vetëm duke e shtyer sot për nesër. Por edhe Kurti nuk është i gatshëm që të merr këtë qeverisje në këtë situatë të vendit”, shton ai.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re, ani pse me vështirësi ka siguruar gjashtë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Të tjera
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masa*ra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...
-
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
“Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur
Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vet...
-
Tërmeti 6.5 ballësh godet Ishujt Bonin të Japonisë
Një tërmet me magnitudë 6.5 ka goditur Ishujt Bonin të Japonisë të shtunën, n...
-
EULEX: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në akt...