Apeli në 2019-ën ka zgjedhur 88 lëndë në fushën e korrupsionit
Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 10 January 2020
Gjykata e Apelit gjatë vitit 2019, ka arritur të zgjidh gjithsej 17 mijë e 600 lëndë prej gjithsej 29 mijë lëndëve sa kanë qenë në këtë gjykatë.
Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala këto të dhëna i bëri të ditur me rastin e shpalosjen së punës për vitin 2019 të kësaj gjykate.
Shala tha se përkundër fluksi të madh të ankesave që kanë pranuar këtë vit, kanë arritur t’i zgjidhin mbi 1300 lëndë të vjetra.
Shala: Gjykata e Apelit gjatë vitit 2019 ka zgjidhur 17 mijë e 600 lëndë prej mbi 29 lëndëve sa kanë qenë
“Është hera e parë në histori të kësaj gjykate që për një vit kalendarik kemi arritur t’i zgjidhim plot 17 mijë e 600 lëndë, është hera e parë që kemi zgjidhur 4 mijë lëndë më shumë sesa në vitin paraprak, është hera e parë që përpos që kemi zgjidhur të gjitha lëndët që i kemi pranuar gjatë vitit i kemi zvogëluar të vjetra për 1334 lëndë…Vitin 2019 e kemi filluar me 12 e 957 lëndë këto lëndë janë bartur nga viti 2018, gjatë vitit 2019 kemi pranuar edhe 16 mijë e 264 lëndë që do thotë se gjatë vitit 2019 i kemi pasur në punë 29 mijë e 221 lëndë, gjatë këtij viti kemi arritur t’i zgjidhim 17 mijë e 598 lëndë, ndërsa në vitin 2020 kemi hyrë me 11 mijë e 623 lëndë“, tha Shala.
Sukses më të madh të këtij viti e ka konsideruar zgjidhjen e më shumë se 3 mijë lëndëve të departamentit civil prej mbi 6 mijë lëndëve të pranuara gjatë vitit 2019.
Ai kërkoi që viti 2020 të shpallet viti i drejtësisë civile, për çka kërkoi edhe rritje të numrit të gjyqtarëve, pasi sipas tij në këtë divizion ka numër të vogël të gjyqtarëve.
Si të arritur ka veçuar edhe krijimin e departamentit special në kuadër të Gjykatës së Apelit, e cila gjatë këtij viti ka pranuar 17 lëndë, prej të cilave 7 janë kryer.
Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala deklaroi se në fushën e korrupsionit janë zgjidhur 88 lëndë, derisa gjatë vitit kanë pranuar 89 lëndë, derisa nga viti 2018 janë bartur 18 lëndë.
Sipas tij, ngecja në shqyrtimin e lëndëve të korrupsionit po ndodh për shkak të ngecjeve profesionale duke filluar nga hetuesit, prokurori dhe gjyqtari.
Shala: Në fushën e korrupsionit i kemi zgjidhur 88 lëndë
“Tani për tani i kemi 6 gjyqtar kemi pranuar meqenëse kemi filluar me vonesë 17 lëndë, 7 i kanë kryer, kanë mbetur edhe 10 shpresoj që shumë shpejt kanë me përfundua… …. Gjykata e Apelit në fushën e korrupsionit e ka filluar vitin 2019 me 18 lëndë, gjatë vitit kanë arritur edhe 89 lëndë, i kemi zgjidhur 88 në përfundim e sipër i kemi edhe 19 lëndë. Prej rasteve të zgjidhura një ankesë është humbur, 49 janë vërtetuar, 26 raste të aktgjykimit e shkallës së parë është prishur”, theksoi ai.
Lidhur me rastin e ashtuquajtur “Pronto” kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala tha se posa ta pranojnë së ankesë do e shqyrtojnë shpejt.
Shala: Nëse pranojmë ankesën nga Prokurori për rastin “Pronto” shpejt do e shqyrtojmë
“Tek lëndët të cilat kemi të bëjmë me krime të rënda apo kjo lëndë bie në kompetencë të departamentit për çështje speciale unë konsideroj se shumë shpejt nuk ka nevojë me i dhënë prioritet, por shumë shpejt ka me u gjykua pritet nëse ushtrohet ankesa nga Prokuroria tash ne nuk mund të flasim diçka që nuk kemi, nëse vjen tek ne ankesa atëherë sigurisht që do shqyrtohet në afat shumë më të shpejt”, deklaroi kryetari i Gjykatës së Apelit.
Kreu i Gjykatës së Apelit lidhur me punën e kësaj gjykate në Mitrovicë tha se ka pak neglizhencë atje, por që sipas tij në këtë vit situata është më mirë, por që ende Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk i ka emëruar gjyqtarët e rinj në atë gjykatë.
Të tjera
-
Dënohet me 24 vite burgim i akuzuari për dhünimin e një 14 vjeçareje në Prizren
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarin E.G me 24 vite burgim p...
-
LDK: Rënia në indeksin e lirisë së shtypit një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve
Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të...
-
Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë...
-
Krasniqi pas raportit të RFS-së: Qeveria ta ndërpresë cenimin dhe përndjekjen e gazetarëve dhe mediave të lira
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka ...
-
Lirohet nga akuza për vra*je në tentativë, rasti kishte ndodhur në vitin 2000
Gjykata Themelore në Gjakovë e ka liruar Sheremet Bajramin nga akuza për vras...
-
Ramush Haradinaj: Qëndrojmë krah medias
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reagura pa...
-
Këshilli i Mediave të Shkruara i shqetësuar me regresin e Kosovës në indeksin e Reporterëve pa Kufij
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka reaguar për regresin e Kosovës n...
-
Regresi në lirinë e mediave, Rohde: Rënie alarmante, mediat duhet të mbrohen e jo të kontrollohen
Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organi...
-
Kërkesa e kahmotshme: Komuna e Zveçanit siguron transport për nxënësit
Komuna e Zveçanit ka siguruar transport për nxënësit e arsimit fillor dhe të ...
-
Reporterët pa Kufij për Serbinë: Gazetarët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të nxitura nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë
Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit...
-
Flutura Kusari për raportin e Reporterëve pa Kufij: Njollë e zezë në historinë e re të Kosovës
Kosova ka shënuar një rënie prej 19 vendesh në Indeksin vjetor për Lirinë e S...
-
Arrestohet një person, goditi me veturë disa gra në Graçanicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gracanicë pasi dyshohet se ka god...