Auto&Tech

Daimler paditet për mashtrim, mund të dënohet me 900 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 07 January 2020

Investitorët e kanë paditur prodhuesin gjerman të automjeteve, Daimler, në një gjykatë rajonale në Stuttgart, duke e akuzuar këtë kompani për fshehjen e përdorimit të softuerit mashtrues për lirimin e gazrave.

Padia u dorëzua në emër të investitorëve institucionalë, të cilët e akuzojnë kompaninë “Daimler” për mosinformim të investitorëve për rrezikun dhe koston e përdorimit të pajisjeve të këtilla, që paraqesin shkelje të ligjit të tregut kapital.

Përfaqësuesit e kompanisë “Daimler” thanë se ende nuk janë njoftuar zyrtarisht për këtë padi, duke shtuar se besojnë që një akuzë e tillë është e pabazë. “Ne do ta mbrojmë veten kundër akuzave me të gjitha mjetet ligjore”, tha një zëdhënëse e kësaj kompanie.

-Advertisement-

Përmes kësaj padie, investitorët kanë kërkuar dëmshpërblim prej 896 milionë eurosh.

Prokurori Andreas Tilp tha: “Kjo nënkupton që ankuesit kanë blerë aksione në Daimler me çmime shumë të larta dhe ne besojmë që kjo kompani është përgjegjëse për t’i kompensuar dëmet”, shkruan “Reuters”.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy