Kosova ka 180 prona në republikat e ish-Jugosllavisë, ja sa është vlera e tyre
Autori: Gazeta inFokus
15:09 | 30 Dhjetor 2019
Në kuadër të procesit të privatizimit, i cili ka filluar rreth 16 vjet më parë nga ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM), e pasuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), janë nënshkruar 1,800 kontrata të privatizimit, por sfidë në këtë proces mbetet privatizimi i aseteve të ndërmarrjeve shoqërore që gjenden jashtë territorit të Kosovës.
Rreth 180 prona të ndërmarrjeve shoqërore, sipas AKP-së, gjenden jashtë territorit të Kosovës, konkretisht në hapësirat e ish-Jugosllavisë.
Sipas një dokumenti të publikuar vite më parë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, figuron se vetëm në territorin e Serbisë gjenden 110 prona të ndërmarrjeve shoqërore, në Mal të Zi janë 36, në Bosnje e Hercegovinë 18, kurse prona të tjera të Kosovës ndodhen edhe në Kroaci, Maqedoni të Veriut dhe në Slloveni.
Në bazë të dokumentit të kësaj agjencie, shumica e pronave janë lokale dhe zyra.
Sipas AKP-së, 17 prona të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës nga 110 sa gjenden në Serbi, i takojnë kombinatit metalurgjik “Trepça”.
Avni Ajdini, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), njëherësh anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se zyrtarët juridikë të agjencisë janë duke u marrë me këtë çështje, por që deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
Ai thotë se këto asete i takojnë Republikës së Kosovës.
“Janë juristët e AKP-së që po punojnë në këtë drejtim. Kanë bërë padi në arbritazh dhe besojmë se astet që gjenden jashtë territorit të Kosovës do të kthehen. Ato aktualisht janë duke mos u shfrytëzuar nga dikush tjetër”, tha Ajdini.
Zyrtarë të AKP-së disa herë kanë pohuar se në bashkëpunim me institucionet kompetente në Kosovë dhe në vendet ku gjenden asetet, janë duke u bërë përpjekje për zgjidhjen e problemit të këtyre aseteve.
Në bazë të Ligjit për AKP-në, këto prona duhet të administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP). I njëjti Ligj, sipas deklaratave të zyrtarëve të qeverisë në Prishtinë, parasheh që shtetet në të cilat ndodhet pronat përkatëse, nuk kanë të drejtë t’i përvetësojë ato.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë, se autoritetet kompetente në Kosovë kanë dështuar në realizimin e të drejtës mbi pronën e Republikës së Kosovës në vendet e rajonit.
Ai vlerëson se rreth 800 milionë euro është vlera e 180 aseteve të ndërmarrjeve shoqërore që gjenden jashtë territorit të Kosovës.
Pronësia e këtyre ndërmarrjeve, thotë ai, duhet të zgjidhet, duke shtuar se ato më pas duhet të futën në procesin e privatizimit.
“Përderisa të gjitha shtetet e reja, pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, kanë përfituar nga trashëgimia dhe pasuria e vetë që kanë lënë, Kosova mbetet një nga shtet që nuk ka përfituar nga ndarja e pasurisë. Përkundrazi nuk i ka dalë zot as pasurisë së vetë që është në evidenca të administratës shtetërore të Kosovës”, tha Shahini.
Ai thotë se gjatë vizitave me afaristë të shteteve të rajonit, është kuptuar se shumica e këtyre aseteve shfrytëzohen në mënyrë ilegale me destinim krejt tjetër.
“Shumicës se këtyre aseteve u është ndërruar destinomi. Mendoj se Kosova në këtë kuadër duhet të bëjë një hap konkret dhe të ngrehë edhe në nivel të bisedimeve në mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, tha Shahini.
Vetëm ndërmarrja shoqërore “Jatex” nga Peja, sipas të dhënave të AKP-së, ka 34 objekte afariste në republikat e ish-Jugosllavisë. Pas kësaj, vjen “Trepça” me 17 prona, pastaj “Eximkos”, ndërmarrja “Marketing-Export” e të tjera. /REL/

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...


































