Lajme

Zyrtari i VV-së: “Na ranë Gjermanët”

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 19 December 2019

Dy anëtarë të Bundestagut gjerman, Peter Bayer dhe Christian Schmidt po qëndrojnë në Kosovë.

Këta mbrëmjen e së mërkurës janë takuar me shefin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Ndërsa, këtë të enjte pritet që të takohen edhe me udhëheqësit e LDK-së, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

E arsye për ardhjen e tyre në Kosovë thuhet të jetë stagnimi i marrëveshjes në mes të LDK-së e Vetëvendosjes për krijimin e koalicionit qeverisës.

Për këtë punë problematika kryesore po del të jetë posti i Presidentit të vendit, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, asamblisti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, në një shkrim të shkurta ka ironizuar me këtë vizitë dhe postin e Presidentit.

“Na ranë* Gjermanët 😀 Presidenti!”, ka shkruar shkurt Eman Rrahmani./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera