Auto&Tech

Fiat Uno me tetë rrota

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 17 December 2019

Kanali në YouTube i cili është i njohur në Rusi, “Garazhi 54”, sipas mediave ruse, gjithmonë ka menduar që modelit Uno të Fiatit i “mungojnë” rrotat dhe kanë vendosur që ta shndërrojnë në një “përbindësh lëvizës”.

Për këtë ide, ata janë u frymëzuan nga një punëtori e një automekaniku në Indonezi e cila modelin Vios të Toyotës e ka bërë me tetë rrota, transmeton Koha.net.

Ndërsa mjeshtrit nga “Garazhi 54” për ta bërë me tetë rrota këtë model kanë shfrytëzuar dy Fiat Uno.

-Advertisement-

Gjatë testimit, “Garazhi 54” zbuloi se rrotat shtesë vozitjen me këtë Fiat Uno e bëjnë shumë të parehatshëm. Po ashtu, ata zbuluan se motori benzinë i këtij modeli me 45 kW/60 kuajfuqi nuk mund të durojë mjaftueshëm tërheqjen e shtuar si dhe se nxehet shumë shpejt.

Për më tepër, shikoni videon.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy