Lutfi Hazirii i përgjigjet Kurtit për Presidentin
Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 16 December 2019
Negociatat e ditëve të fundit lidhur me ndarjen e përgjegjësive po marrin më shumë kohë se që ka marrë pjesa programore e sektoriale. Besojmë shumë që me biseda do të shtjerrën të gjitha mundësitë që të gjendet një rrugë e përbashkët në ndërtimin e qeverisë për ndryshim.
Kështu ka deklaruar në një intervistë të shkurtër për Periskopin nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.
Haziri thotë se si LDK janë në përpjekje të gjetjes së një emri që do të ishte president konensual që do të përfaqësonte interesat në frymën e Kushtetutës.
Thotë se pavarësisht dallimeve të mëdha ideologjike që kanë me Vetëvendosjen, LDK po punon për ndërtim të marrëdhënieve të pakushtëzuara.
Ndërsa thotë se të dy partnerët e mundshëm qeverisës janë ende duke punuar në lidhje me atë se si do të duket organizmi në qeveri.
Intervista e plotë:
Sa janë gjasat për arritjen e marrëveshjes LDK-VV?
Lutfi Haziri: Po punojmë mbi baza ditore për arritjen e marrëveshjes, pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Ka vullnet e angazhime të dyanshme. Negociatat e ditëve të fundit lidhur me ndarjen e përgjegjësive po marrin më shumë kohë se që ka marrë pjesa programore e sektoriale. Besojmë shumë që me biseda do të shtjerrën të gjitha mundësitë që të gjendet një rrugë e përbashkët në ndërtimin e qeverisë për ndryshim.
Kurti ka deklaruar se nuk mund t’i japë LDK-së më shumë se që iu ka dhënë populli, si i përgjigjeni?
Lutfi Haziri: Edhe LDK nuk kërkon më shumë se që ka marr besimin qytetar. Përtej kësaj, ne e kemi vendosur standardin që partia e parë, qoftë edhe me një votë, do ta ketë kryeministrin. Ndërsa, roli i LDK’së në qeverisjes do të jetë sipas peshës së votës qytetare.
Albin Kurti ka thënë se keni një personazh fantom për President, a ka LDK-ja një emër për këtë post?
Lutfi Haziri: Ne po mundohemi bashkërisht që ta gjejmë modalitetin e një presidenti konsensual, i cili në të ardhmen do t’i përfaqësojë interesat në frymën e Kushtetutës së Republikës. Ditëve të fundit po punohet shumë që roli dhe përgjegjësia e partnerëve në institucionet e shtetit, siç është Presidenca, Kuvendi, Qeveria dhe sektorët ekzekutiv, të definohen qartë në mënyrë që të mos lejohet dykuptimësi dhe mosmarrëveshje eventuale gjatë ushtrimit të mandatit të koalicionit në të ardhmen.
A është e vërtetë se Ministria e Kulturës do t’u jepet minoriteteve?
Lutfi Haziri: Është çështje që është duke u diskutuar brenda mënyra dhe forma e ndarjes dhe riorganizimi do të jetë çështje që partnerët do të vendosin se si do të duket qeveria në strukturë.
A mendoni se Presidenti Thaçi iu ka dhënë mjaftueshëm kohë për të arritur marrëveshjen më VV-në?
Lutfi Haziri: Së pari, partitë politike kanë pritur konsultime nga presidenti. Besoj që caktimi i datës së seancës së jashtëzakonshme në mënyrë të njëanshme, ka qenë befasuese, edhe për LDK’në, edhe për partitë tjera, besoj. Krejt kjo është brenda afatit ligjor dhe natyrisht që po bëjmë përpjekje që të përballohen dallimet, në mënyrë që të arritët një marrëveshje.
Në rast që VV nuk lëshon pe për postin e presidentit, a ka ndonjë alternativë tjetër që mund të ofronte LDK-ja për të arritur marrëveshjen?
Lutfi Haziri: Nuk po punojmë në marrëdhënie të kushtëzuara. Po punojmë në marrëdhënie partneriteti. Unë besoj shumë që kjo logjikë e punës do të ndihmojë në tejkalimin e dallimeve. Natyrisht që ne dallojmë si parti politike sepse jemi dy ideologji të ndryshme. Por, duke qenë opozitë dhe duke qenë më të votuarit, ne kemi përgjegjësi para qytetarëve. Me këtë sens po punojmë që të arrihet një marrëveshje e përbashkët.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...