Në prill të 2020’ës funksionalizohet marrëveshja e autostradës energjetike
Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 11 December 2019
Ilir Shala, kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it, ka bërë të ditur se në fillim të vitit të ardhshëm do të funksionalizohet marrëveshja e interkoneksionit midis Kosovës dhe Shqipërisë, ndryshe e njohur si autostrada energjetike.
Ai ka shpalosur detajet e kësaj marrëveshje.
“Projekti i ndërtimit të interkoneksionit apo siç e quajmë autostradës energjetike, konkretisht kontrata për ndërtim është nënshkruar në vitin 2013. Në territorin e Kosovës është ndërtuar në dhjetor të vitit 2015, ndërsa në territorin e Shqipërisë është ndërtuar në qershor të vitit 2016”, ka thënë ai në Klan Kosova.
“Si aset, si infrastrukturë fizike, ajo ekziston dhe do të lëshohet në prill të vitit 2020 kur ne e fillojmë operimin e pavarur brenda bllokut rregullues Kosovë- Shqipëri”.
“Marrëveshjen e kemi nënshkruar më 26 nëntor me Shqipërinë – në ditën kur ndodhi tërmeti në Shqipëri, për çka edhe nuk është bërë shumë mediatike – të cilën lirisht mund ta quaj historike për shkak se KOSTT-i asnjëherë nuk ka qenë i pavarur në operimin si sistem transmetues i energjisë elektrike dhe asnjëherë nuk ka qenë brenda bllokut rregullues, si zonë rregulluese me OST-në”.
Shala gjithashtu foli edhe për përfitimet për Kosovën dhe Shqipërinë pas funksionalizimit te marrëveshjes së interkoneksionit.
“Kjo marrëveshje ka dy aspekte të trajtimit – atë teknik dhe komercial apo përfitues. Sa i përket aspektit teknik, me vetë faktin që konform obligimeve që i ka KOSTT-i duhet që në kohë reale të bëhet monitorimi dhe kontrollimi i sistemit elektroenergjetik. Ndërsa sa i përket aspektit komercial është se duke u bërë shkëmbimi me rezervat terciare, atëherë përfitimet janë rreth 4 milionë euro për OST-në dhe KOSTT-in në total”.
“Po të kishin qenë të pavarura si dy zona ose dy blloqe, atëherë kostoja do të kishte me qenë diku 9.7 milionë euro. Ky është një përfitim – do të thotë kemi 4 milionë euro përfitim në raport me këtë marrëveshje”.
Kryeshefi i KOSTT-it gjithashtu diskutoi edhe për furnizimin me energji elektrike për pjesën veriore të Kosovës.
“Pjesa veriore e Kosovës konform Marrëveshjes së Brukselit për Energji të vitit 2013, është e paraparë të furnizohet përmes një furnizuesi të quajtur elekrtoserver. Ky furnizues do te jetë i licencuar konfrom kornizës rregullative të Kosovës, por paraprakisht duhet ta ketë certifikatën e regjistrimit të biznesit që e ka lëshuar Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Aktualisht po pritet që kjo kompani të aplikojë për licencë konform kornizës ligjore rregullative të Kosovës”.
Ndryshe, Shala tha se janë shpenzuar 23 milionë euro vetëm për mbulimin e konsumit të energjisë elektrike për pjesën veriore të Kosovës.
Të tjera
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...
-
Takimi i sotëm në Strasburg përfundon pa e futur Kosovën në agjendën për mbledhjen e Komitetit të Ministrave
Takimi i sotëm në Strasburg i zëvendësministrave të Jashtëm të shteteve anëta...
-
EULEX-i ushtron Policinë e Kosovës për menaxhimin e përbashkët të krizave
Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë sot në ushtri...
-
(PAMJE) Vetëaksident me motoçikletë në Prishtinë, ka të lënduar
Një vetëaksident trafiku me motoçikletë ka ndodhur para pak minutave në rrugë...
-
AAK-ja krijon Shtabin për Zgjedhje Parlamentare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftu...
-
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Qeveria austriake planifikon marrëveshje për transferimin e kriminelëve të dë...
-
Osmani takon ambasadoren e SHBA-së në OKB: E vendosur për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e Shteteve të...