Instagram me kërkesë të re për përdoruesit
Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 07 December 2019
Instagram po u kërkon përdoruesve të rinj datën e lindjes, në momentin që krijojnë llogarinë e tyre, një lëvizje që kompania pretendon se do ta bëjë platformën më të sigurt për të rinjtë.
Rrjeti social nuk lejon askënd nën moshën 13 vjeçare që të hapë një llogari, por në të shkuarën nuk kërkonte datën e lindjes në momentin që krijoje një profil.
Instagram dhe rrjetet e tjera të mëdha sociale janë akuzuar vazhdimisht se nuk bëjnë mjaftueshëm për të mbrojtur të rinjtë që përdorin shërbimet e tyre, duke i lejuar që të jenë të ekspozuar nga materialeve të dëmshme. Politikanë e aktivistë të shumtë kërkojnë që këto platforma të kenë rregulla më të forta.
Instagram, që është në pronësi të Facebook, tha se shumë shpejt do të nisë gjithashtu të përdorë informacionet e ditëlindjen për të thurur eksperiencat në aplikacion.
Kjo do të thotë se mosha juaj do të përcaktojë llojin e informacionit, kontrollin e llogarisë dhe detajet e privacisë të rekomanduara për ju.
Në një postim në blog, teksa njoftoi këtë përditësim, Instagram tha: “Të kërkuarit këtë informacion do të ndihmojë në parandalimin e personave nën moshë që të bëhen pjesë e Instagram. Do të na ndihmojë ne që t’i mbajmë të rinjtë të sigurtë dhe do të na japë mundësinë që përdoruesve t’i dhurojmë një eksperiencë më të përshtatshme. Ditëlindja juaj nuk do të jetë e dukshme për të tjerët në Instagram, por ju do të mund ta shihni tek informacionet private të llogarisë. Nëse e ndryshoni ditëlindjen tuaj në Facebook, ajo do të ndryshojë automatikisht edhe në Instagram”.
Instagram është me mendimin se pjesa më e madhe do të thonë të vërtetën. Megjithatë për verifikimin e moshës kompania do të përdorë inteligjencën artificiale.
Ekspertët e vlerësuan Instagram për këtë hap, që sipas tyre është në drejtimin e duhur, por i bënë thirrje kompanisë që të shkojë me tej me procesin e verifikimit. Ata thanë se kjo nuk është e mjaftueshme.
Në përditësimin e ri, Instagram tha se ka ndryshuar edhe rregullat sa i përket mesazheve direkte në aplikacion. Përdoruesit do të mund tashmë që të lejojnë vetëm llogaritë që ndjekin që t’i nisin mesazhe direkte, apo t’i shtojnë në grupe.
Të tjera
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...
-
Kica-Xhelili: Nuk më duhen raportet e “Freedom House” dhe i DASh-it për ta kuptuar se Qeveria Kurti është e korruptuar
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se nuk i duhen raportet...
-
Zgjidhet Qeveria e re e Serbisë, Vuçeviq: Serbia nuk do të heqë dorë nga Rusia
Kuvendi i Serbisë e ka zgjedhur Qeverinë e re të vendit të enjten pas një deb...
-
Përsëritet kërkesa për heqjen e masave, Stano i ftohtë: Kur të vendosin vendet anëtare, jo politikanët e Kosovës
(Foto nga arkivi: Josep Borell Përfaqësues i Lartë i BE’së)Liderët e Kosovës ...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Stanos me dy foto: De-eskalimi ka ndodhur, hiqni masat
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar ndaj qëndrimit ...
-
SKANDALOZE: Këtë shkollë në Viti e mbulon myku, shikoni si qindra karrige e banka i kanë hedhur në një klasë
Shkollën ish teknike “Jonuz Zehnullahu”, në komunën e Vitisë duket se e ka mb...
-
Haxhiu, PDK: Korrupsioni ka emrin e Kurtit dhe qeverisë së tij
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar...
-
Rama thumbon Kurtin: Ndërhyrjet në Maqedonin e Veriut synojnë destabilitet
Kryeministri i Shqipërisë porositi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që “ta m...
-
Regjistrohet Kurti, e quan proces vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit
Kryeministri Albin Kurti është regjistruar në kuadër të procesit të regjistri...
-
MPJ-ja: Do të zhvillohet takimi i liderëve Kinë-Francë-BE gjatë vizitës së Xi Jinping në Francë
Zëdhënësi i MPJ-së kineze Lin Jian u shpreh që, gjatë vizitës së kryetarit të...
-
Ndalohet reperi Arijan Sijarina, ishte në kërkim për tentim vra sjen në Kolovicë
Reperi Arijan Sijarina, i shpallur në kërkim, nën dyshimin se është përfshirë...