Falënderimi emocionues i Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta “ishit të gatshëm të jepni edhe jetën tuaj”
Autori: Halil Berisha 11:34 | 04 December 2019
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas tërmetit shkatërrues që ndodhi në Shqipëri, erdhi për vizitë në Kosovë.
Këtu, ndau dekorata për njësitet e kërkim-shpëtimit të Kosovës të cilët shërbyen për ndihmë në Shqipëri, shkruan gazeta inFokus.
Këtu, Meta, foli edhe për 28 Nëntorin, festën e Pavarësisë së Shqipërisë, ku tha që kjo ditë, shqiptarët i gjeti më të bashkuar se kurrë.
“Nuk ka emra e vlerësim më të mirë se shpëtimtar për të gjithë ju, me të gjithë madhështinë që e meriton kjo ditë e bekuar, që ja kemi borxh Ismail Qemalit e Isa Boletimnit e të gjithë patriotëve tanë, do donim ta festonim bashkë në Vlorë, në Tiranë, Prishtinë e Prizren e në Shkup, po ja që nuk ishte e thënë, edhe ky 28 nëntor që lamë pas na gjeti të bashkuar si asnjëherë tjetër në historinë tonë, të gjithë shqiptarët kudo që janë për tu përballur me pasojat katastrofike të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit”, tha Meta.
Presidenti shqiptar, gjithashtu tha që pavarësisht pasojave shkatërruese e gjendjes së rëndë, Shqipëria nuk mbeti asnjëherë e vetme.
“Në këtë betejë të vërtetë tashmë me bilanc të rëndë Shqipëria nuk mbeti e vetme, shumë partnerë e vende mike bënë më të mirën e mundur për të na u gjendur pranë sa më shpejtë por Kosova ishte e para”.
Meta, duke falënderuar të gjithë ata që nga Kosova shkuan në Shqipëri për ndihmë, tha që nuk shkuan atje vëllazërisht duke rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar jetën e qytetarëve të Shqipërisë, shkruan gazeta inFokus.
“Kosova u ndodh atje menjëherë për luftën për të shpëtuar jetën e çdo Shqiptarëve nën rrënojat, ekipet nuk ishin veç profesionalisht atje por vëllazërisht duke rrezikuar edhe jetën e tyre, populli shqiptar do të jetë përjetë mirënjohës FSK-së, Policisë, Ekipit Mjekësor, Operacioneve Civile, Policisë Ushtarake, Njësisë së Komunikimit, Vlerësimit të ndërtesave, çetës së shpëtimit, KEK-ut, që treguan maksimalisht solidarizimin”
Veç kësaj, Meta tha që Kosova duhet të jetë krenare me ushtrinë e saj dhe se çdo vend i NATO-s do të ishte krenar po të shfaqnin atë që tregoj Kosova.
“Kosova do të jetë krenare për forcat e sigurisë së saj por edhe policisë që demonstruan profesionalizëm të lartë, jam i sigurt që çdo vend i NATO-s do të ishte krenar për atë që keni shfaqur ju, pa u lodhur, për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzisht, kush shpëton një jetë shpëton një botë të tërë ka thënë shenjtorja Nënë Tereza, ju shpëtuat shumë jetë e për këtë jeni përjetë mirënjohës, të gjithë shqiptarët shpallim mirënjohjen për këtë solidaritet shembullor, me këtë kurajo të pashembullt na dhatë forcë edhe neve”.
Meta, veç forcave të sigurisë, mirënjohje të thellë i dha të gjithë popullit të Kosovës, të cilët bën çdo gjë për ndihmë të Shqipërisë, shkruan gazeta inFokus.
“Shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë popullin e Kosovës duke dëshmuar zemrën e madhe që keni pasur gjithmonë, dua të falënderoj të gjithë udhëheqësit politik, e të gjithë të tjerët për mesazhet e solidaritetit për punën e gatishmërinë por edhe kontributin e parë financiar që dha Kosova duke ngritur mbështetjen e jashtëzakonshme në mbarë botën”.
“Marrëdhënia me Kosovën është si në kohë të mira ashtu edhe të vështira, edhe njerëzit më të thjeshtë na dolën në krahë me ndihmat më të ndryshme e deri në strehimet e tyre duke ndarë edhe varfërinë e tyre, falënderoj nga zemra të gjithë nga ju puna e solidariteti juaj nuk ka për tu harruar kurrë”.
Ndërsa, tha që tërmeti bëri shumë dëme, por e vërtetoj solidaritetin mbarëshqiptarë.
“Tërmeti i 26 nëntorit bëri shumë dëme, por është kaq e vërtetë që provoi se themelet e solidaritetit tonë mbarëshqiptarë janë më të forta se kurrë”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...