Përse Kosova renditet keq në PISA? Flasin ekspertët
Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 03 December 2019
Mos marrja e masave serioze për përmasimin e gjendjes në arsimi është edhe pasqyrimi i rezultateve të PISA’s për vitin 2018, të cilat e vendosën Kosovën në vendin e njëjtë sikurse më rezultatet e kaluar.
Kështu vlerëson njohësi i arsimit, Dukagjin Pupovci, sipas të cilit këto rezultate janë të lidhura me një mori faktorëve duke filluar nga tekstet shkollore e deri tek mos monitorimi i korrikulës së re e cila është duke u implementuar në shkollat në Kosovë.
“Gjatë këtyre viteve nuk ka pasur ndonjë lëvizje serioze drejt përmirësimit të gjendjes në sistemin e arsimit dhe prandaj rezultati që kanë arritur këta fëmijë është pak më i mirë në disa segmente se sa rezultati i gjeneratës paraprake dhe kjo me tepër se ata janë akomoduar më mirë me testin dhe sido që të jetë nuk mund te konsiderohet të kemi përmirësim të rezultatit mirëpo përkundra në disa fusha kemi edhe përkeqshim siç është fusha e shkencës për shembull”, thotë Pupovci.
Krejt kjo, ai thotë se është si pasoj se nuk janë ndërmarr hapa serioz për përmasimin e gjendjes në sistemin e arsimit.
“Për shembull me implementimin e korrikulës së re e cila as nuk është mbështetur as nuk është monitoruar. Tekstet shkollore janë ato të viteve 2000 të cilat në vitin e fundit janë ndryshuar pakëz dhe aty po flitet për shumë gabime”, ka thënë Pupovci për Gazetën inFokus.
Gjithashtu ai këto rezultate të dobëta të nxënësve i lidh edhe më rritjen e pagës se mësimdhënësve.
“Pastaj procesi i licencimit të mësimdhënësve në shkolla ka dështuar krejtësisht, ndërsa pagat janë rritur disa herë pa u ndërlidhur fare me përformancën ndërkohë kjo rritjeje e pagës ka ndikuar në zvogëlimin e buxhetit të shkollave për mjete mësimore të cilat do të ndihmonin në konkretizimin e mësimit”, ka deklaruar ai.
Sipas Pupovcit në përgjithësi nuk janë zbatuar planet e hartuar për përmirësimin e gjendjes në arsim dhe mbi të gjitha nuk është arritur të ndërtohet një sistem i llogaridhënës së mirëfilltë brenda sistemi të arsimit.
“Pra ne nuk kemi inspektime shkollash nuk kemi përgjegjësi për performancë të dobët të shkollave krejt kjo ndikon që sistemi i arsimi të mos avancoi për dallim nga vendet fqinje nëse shohim ka avancuar mjaftë shume”, ka thënë ndër të tjera Pupovci për Gazetën inFokus.
Ai shprehet skeptik se edhe më ardhjen e qeverisëse re në rezultatet e ardhshme Kosovë do të mund të tregoj rezultatet më të mire.
“Unë nuk besoj që Kosova do të avancoi në rezultatet e ardhshme pasi që testi i tjetër do të jetë në vitin 2021 që është shumë afër, dhe ata fëmije të cilët do të nënshtrohen këtij testi, tani më i kanë kryer 7 vite të shkollimit ose disa prej tyre edhe me shumë”, ka thënë njohësi i arsimit, Dukagjin Pupovci.
Që Kosova të përmirësoi gjendjen e arsimit, Pupovci ka edhe disa sugjerime për qeverinë e re e cila pritet ta udhëheq vendin në katër vitet e ardhshme.
“Thjeshtë konsideroj që qeveria e re duhet të ndërtoj një sistem të mirëfilltë të llogaridhënies duke filluar nga shkolla deri të niveli me të larta të vendimmarrjes në shtet. Unë mendoj që kjo në masë të madhe mund të bëhet nëse rregullohet sistemi i vlerësimit të jashtëm në mënyre që askush të mos të mendoj që testin e maturës apo testin e arritshmëris mund të kaloj pa dije dhe atëherë kjo do të ndikoj që puna e tyre të behet me serioze, po ashtu duhet të analizohet zbatimi i korrikulës së re për të cilën nuk dihet pothuajse asgjë dhe të ndërmarr hapa korrigjues në këtë drejtim”, ka thënë ai.
Rezultatet e PISA-s 2018, e vendosën Kosovën në vendin e njëjtë sikur të ato të 2015.
Veç dy vende janë më keq se Kosova, por dallimi është që në vitin 2015 ishin 72 vende pjesëmarrëse e tash 79, shkruan gazeta inFokus./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...
-
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufita...
-
Zbulohet statuja e Skënderbeut në Gjakovë, marrin pjesë pozitë e opozitë
Këtë të shtune është zbuluar statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skë...
-
Mungesa e pasaportave të reja në Maqedoninë e Veriut: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime
Mile Jovanovski me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten, këtë vit pushimet vero...
-
Ekspertët kinezë dhe francezë kërkojnë të ardhmen shumëpalëshe në forumin e qeverisjes globale
Më shumë se 100 ekspertë kinezë dhe francezë u mblodhën në Paris të enjten pë...