NISMA: Qeveria Kurti nuk do të ketë jetëgjatësi
Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 30 November 2019
Nisma Socialdemokrate konsideron se koalicioni qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të ketë jetëgjatësi.
Albulena Balaj-Halimaj, e cila ka arritur të rizgjedhet deputete e kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, tha se dallimet që LVV dhe LDK i kanë në tema të mëdha, mund t’iu bëhet pengesë për vazhdimin e bashkëpunimit.
“Janë dy parti të cilat aspak nuk pajtohen për temat e mëdha që i kanë përpara, prandaj marrëveshja edhe mund të arrihet, por si do të vazhdojë ajo mbetet të shihet. Mendoj se nuk do të ketë jetëgjatësi ky koalicion për shkak se siç thash kanë shumë dallime në tema dhe kjo do t’i pengojë dy palet tëvazhdojnë me mendime dhe ide të kundërta“, tha ajo.
Balaj-Halimaj, u shpreh se pavarësisht qëndrimit në opozitë, NISMA do të bashkëpunojë me qeverinë, duke shtyer përpara çështje të cilat do të jenë në të mirë të vendit, por nëse ndodh e kundërta, ajo shtoi se koalicioni qeverisës do të has edhe në kundërshti.
“Nisma nuk është parti që i dëshiron të keqen vendit tonë e të lutet që ky koalicion të mos funksionojë. Urojmë që qeveria e ardhshme të punoj në të mirë të vendit dhe sa herë që është e nevojshme mbështetja jonë për projekte serioze dhe të mira për vendin, ne do të jemi aty. Në të kundërten në jemi aty edhe për të kundërshtu gjithçka që është në dëm të vendit tonë“, deklaroi Balaj-Halimaj.
E vendimin që kjo qeveri të ketë vetëm 12 ministri, e ka përshëndetur deputetja nga radhët e NISMA-s, gjë për të cilin pohon ta ketë kërkuar edhe në qeverinë e kaluar. /Blic/
“Vendimi për 12 ministri është një vendim shumë i mirë, unë kam qenë kundër numrit të ministrive në qeverinë e kaluar“, tha në fund ajo.
Ndryshe, në takimin e sotëm ndërmjet liderëve të dy partive më të mëdha në vend bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, LVV-LDK u tha se është arritur pajtueshmëri për finalizimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Të tjera
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...