Paralajmëron Kurti: Nuk ka shkëmbim territoresh pa luftë
Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 17 November 2019
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Abin Kurti, ka hedhur poshtë idenë e shkëmbimit të territoreve, pasi thotë se prapa saj qëndron ideja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për ta ndarë Kosovën.
Ai paralajmëroi gjithashtu se “një konflikti i ri midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të mund të lokalizohej”, pasi, siç tha ai “kundrejt Serbisë, shqiptarët veprojnë si komb dhe jo si një shtet i brishtë i Kosovës”.
Kurti tha se aktualisht nuk ka nevojë të përshpejtohen negociatat në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
Në një intervistë për gazetën “Pobjeda” të Podgoricës, Kurti tha se në vend të kësaj [insistimit për dialog me Serbinë], prioritet duhet të jetë diskutimi se çfarë është arritur në negociatat deri më tani dhe çfarë pritet.
Ai paralajmëroi se vetë të drejtojë ekipin negociator të Kosovës [si kryeministër], ku do të përfshihen edhe anëtarët e qeverisë, opozitën dhe ekspertë të pavarur.
“Serbia i ka borxh Kosovës për agresion dhe okupim, na ka borxh kompensimin e dëmeve të luftës, fondin pensionial dhe kursimet e qytetarëve në banka, të cilat i morën. Ata kurrë nuk i kthyen artefaktet e trashëgimisë tonë kulturore, kurrë nuk i dorëzuan të dyshuarit për krime lufte. Pra, le të fillojmë me kërkesat tona, e të shohim se çfarë Serbia do të na ofrojë “, tha Kurti.
Ai e hodhi poshtë idenë e shkëmbimit të territoreve, sepse, siç thotë ai, ‘prapa saj qëndron ideja e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të ndarë Kosovën, dhe pastaj, përmes demarkimit të kufirit me kroatët, të ndajë Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe e gjithë kjo i shkon përshtati Rusisë”.
“Pas dy grusht shteteve të dështuara [të Rusisë] – në Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore – të kthehet nëpër dyer të mëdha tani përmes një konflikti të ri të armatosur midis Kosovës dhe Serbisë. Është e qartë se ky konflikt i ri i mundshëm nuk do të mund të lokalizohej. Sidomos kur, kundër Serbisë, shqiptarët veprojnë si një komb, jo vetëm si një shtet i brishtë i Kosovës”.
“Për më tepër, nëse realizohet ideja e Vuçiqit për korrigjimin e kufirit etnik, fitoni një problem të hapur dhe serioz në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pse? Sepse ideja e korrigjimit është një term racist, i cili në mënyrë të pashmangshme na çon në konflikte të reja etnike. Nuk ka shkëmbim territori pa gjakderdhje! Gjithmonë do të ketë shqiptarë dhe serbë në të dy anët e kufirit. Prandaj – pranimi i demarkacionit po, por jo shkëmbimi i territorit”, tha ai.
Ai ka përsëritur se Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është pasardhësi politik i Sllobodan Millosheviqit, ashtu siç ishte Millosheviqi pasardhësi politik i Aleksandar Rankoviqit, respektivisht se “Vuçiqi në thelb i përket të njëjtës linjë të politikës ekspansioniste serbe”.
Kurti përsëriti se në marrëdhëniet me Serbinë do të insistojë në reciprocitet të plotë politik, ekonomik, tregtar dhe shtetëror.
Ai gjithashtu tha se Serbia duhet të ekstradojë Milan Radojiçiqin për shkak të dyshimeve se është përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Kurti thotë se qeveria e Kosovës mund të formohet muajin e ardhshëm. Ai tha se me rinumërimin e votave vetëm është duke u humbur kohë e vlefshme pasi zgjedhjet treguan vullnetin e qytetarëve për të ndryshuar dhe gjërat janë pak a shumë të qarta.
Ai përsëriti se Qeveria e re do të përfshijë përfaqësuesit serbë të Kosovës, jo përfaqësuesit e Serbisë dhe se ajo nuk do të varet politikisht nga Lista Serbe.
Sipas tij, “Lista Serbe funksionon si degë ose drejtori e qeverisë serbe, jo si parti, dhe përfaqëson interesat e Serbisë, e jo interesat e serbëve në Kosovë”.
“Si kryeministri i ardhshëm, unë jam shumë i interesuar të formoj një qeveri së bashku me serbët, atdheu i të cilëva është Kosova, pra me qytetarët e Kosovës, jo me përfaqësuesit e një shteti që nuk e njeh Kosovën dhe që lufton kundër vazhdimisht dhe kudo”, tha Kurti
Të tjera
-
Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën
Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit të ...
-
Miratohet projekt-ligji për rregullimin e tregtimit për kripto-asetet
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektl...
-
Mentor Latifi, ambasadori i ri i Kosovës në Zvicër
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka emëruar Mentor Latifin, ambasador të...
-
Zhduken dy persona, një vajzë e mitur në Podujevë dhe një pacient nga Enti Special në Shtime
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes në 24-orët e fundit. ...
-
ShSKUK-ja do të bëhet me dy klinika të reja
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurth...
-
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Minis...
-
Vde kje e dyshimtë në Dragash
Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar nga policia në Dragash, shkruan Gaz...
-
Plag osja në Lupç: Tre persona ende në QKUK, konfiskohen vetura dhe fish ekë
Pesë persona janë arrestuar të mërkurën nga policia në fshatin Lupç të Poduje...
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vite...
-
AAK shënon 24 vjetorin e themelimit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u ...
-
Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në Akademinë...
-
Raporti i DASH-it diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës
Pas seancës solemne, e cila i kushtohet komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, de...