Ja 5 ushqimet që duhet përdorur për pastrimin e organizmit
Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 15 November 2019
Një trup në formë, ushqyerja e shëndetshme dhe shëndeti i mirë janë ndër prioritetet që secili duhet të ketë parasysh kur vjen puna tek mirëqenia e organizmit.
Prioritete që shpesh herë dhe pa dashur i lëmë edhe pas dore.
Hapi i parë drejt përmbushjes së këtyre objektivave është pastrimi i organizmit në brendësi të tij, një proces që njihet si detoksifikim.
Trupi vetë mund të vëjë mekanizmat e tij në punë për t’u vetëpastruar, megjithatë ndonjëherë ka nevojë për ndihmë. Këtu hyjnë në lojë ushqimet, ato të shëndetshme që janë të pasura me vitamina dhe minerale. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që ju vijnë në ndihmë për pastrimin efikas të organizmit.
Barishtet E Egra
Barishtet e ndryshme, kryesisht ato me shije të hidhur janë efikase kundër gurëve të tëmthit, problemeve me mëlçinë dhe veshkat. Për shembull, lulerradhiqja është e fuqishme kundër plakjes së parakohshme. Ajo përmirëson tretjen dhe zgjidh problemet me konstipacionin.
Barishtet e egra përmbajnë taraksinë, një substancë që forcon imunitetin, rregullon ekuilibrat hormonalë dhe përshpejton rënien në peshë. Këto barishte janë të pasura me fibër, magnez dhe ujë të cilat janë të domosdoshme për detoksifikimin.
Panxhari
Panxhari i jep trupit energji. Ai pastron gjakun dhe sidomos mëlçinë. Panxhari është shumë efikas kundër gripit dhe të ftohurës, ndaj rekomandohet gjërësisht në stinën e ftohtë.
Por panxhari nuk është i vetmi që ju duhet për pastrimin e organizmit. Bashkë me karrotat dhe kungujt, ato ofrojnë shumë kalium, fibër, mangan dhe folat. Këto substanca shmangin lodhjen, eliminojnë toksinat dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.
Frutat e Pyllit
Frutat e pyllit veçanërisht ato Acai dhe Goji janë shumë të pasura me antioksidantë. Konsumi i tyre rekomandohet krahas boronicave dhe manaferrave për të ushqyer organizmin në nivel qelizor. Frutat e lartpërmendura stimulojnë rënien në peshë, përmirësojnë tretjen dhe i japin trupit gjallëri.
Kopra
Kopra ka efekt qetësues për sistemin tretës. Ajo është e pasur me vitaminë C, fibër dhe antioksidantë. Kopra zgjidh problemet me fryrjen e stomakut, kontraktimet e tij dhe përmirëson imunitetin.
Lëngu I Kockave
Lëngu i kockave i pasuruar me barishte, erëza e perime lufton inflamacionin. Ai e furnizon organizmin me vitamina, minerale, elektrolite dhe kolagjen.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...