Supremja vendos, Nisma-AKR në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 15 November 2019
Gjykata Supreme ka konfirmuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke vendosur që 3 mijë e 782 votat e ardhura me postë nga Serbia të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Ky vendim i ndryshon mandatet që do t’i kenë partitë në Kuvend, pasi koalicioni Nisma-AKR-PD ngjitet mbi pragun prej 5 për qind, duke u bërë pjesë e Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore.
Nga 32 deputetë sa kishte pas rezultateve të para, tani partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit do t’i ketë 29. Te LDK-ja largohet Hatim Baxhaku dhe kjo parti do të ketë 28 ulëse. Partitë që përbënin opozitën e legjislaturës së kaluar bashkërisht do t’i kenë 57 deputetë, numër ky i pamjaftueshëm për të krijuar të vetme Qeverinë, pasi së paku kërkohen 61 vota.
Pretenduesi për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se nuk llogarit në votat e Listës Serbe, e cila do t’i ketë 10 deputetë megjithëse është zotuar të përmbushë obligimin kushtetues që dikush prej tyre të jenë ministër në Qeverinë e tij. Janë edhe deputetë nga komunitetet e tjera joshumicë, me të cilët do të krijohej shumica e domosdoshme për ta votuar kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë.
Nga një deputet do t’i hiqen edhe PDK-së dhe AAK-së. Hyrja e Nismës e lë pa deputet Partinë Socialdemokrate. Natyra Kuçi e kësaj partie kishte hyrë me kuotë gjinore në listën e deputetëve të koalicionit AAK-PSD, por tash mbetet jashtë Kuvendit. AAK-ja do t’i ketë 13 mandate.
Gjykata Supreme ka refuzuar të gjitha ankesat e ushtruara nga partitë dhe kandidatët për deputetë, përfshirë këtu të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së, KDTP-së, PLE-së, PDA-së e PDS-së.
Të tjera
-
Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës
Delegacioni i Parlamentit të Serbisë, që ka marrë pjesë në mbledhjen e Asambl...
-
Gazetarja: Turistët nga Kosova “braktisin” Durrësin, shtohen rezervimet nga këto vende
Numri i madh i turistëve është kryefjala e këtij sezoni turistik në Shqipëri....
-
Presidentja Osmani merr një epitet te veçantë në familje
Presidentja Vjosa Osmani sot ka ndarë me ndjekësit e saj një lajmë të mirë. ...
-
Arrestohet dhe suspendohet një polic në Gjakovë, dyshohet për “Kano*je”
Një polic në Gjakovë është arrestuar dje, pasi i njëjti dyshohet se e ka krye...
-
“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot po qëndron për vizitë në Itali ku do ...
-
Opozita s’pritet të pajtohet për shpërndarje të Kuvendit
Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës s’pritet të gjejnë gjuhë të përbashkë...
-
Haradinaj kujton në përvjetorin e rënies së tyre, dëshmorët e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar në ...
-
Jakup Krasniqi e takon për herë të parë mbesën në Hagë
Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi e ka takuar për herë të parë mbesën e tij...
-
Gjobiten shoferët në Prizren, tejkaluan kufizimin e shpejtësisë
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ne Prizren ka hasur në shoferë të cilët në ...
-
Rama pritet me atmosferë mahnitëse nga shqiptarët në Milano
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamjet nga pallati i sportit...
-
Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen – MSH sqarohet
Pacientët në Kosovë janë të detyruar të lëvizin nga një barnatore në tjetrën ...
-
Klinika e Kirurgjisë Vaskulare vitin e kaluar kreu rreth 1 mijë e 300 operacione të suksesshme
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, ka bërë të ditur ...