Maliqi ka një teori pse LDK’ja nuk i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit
Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 13 November 2019
Në zgjedhjet e 6 tetorit përparësia e Lëvizjes Vetëvendosjes ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte se qytetarët kanë dashur ta çojnë në opozitë Partinë Demokratike të Kosovës, e kjo e ka penalizuar LDK-në, sipas analistit dhe njohësit të çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi.
Ai ka thënë se disa votues të LDK-së nga frika se partia e tyre mund të bënte sërish koalicion me PDK-në kanë zgjedhur ta votojnë Vetëvendosjen, si opsion më i sigurt.
“Përparësinë që e kishte Vetëvendosje ndaj LDK-së ishte se disa votues të LDK-së më shumë e kanë menduar si ta eliminojnë nga pushteti PDK-në. Ka pasur dyshime që një pjesë e LDK-së ka një prirje që të bëjë koalicion me PDK-në dhe VV-ja ishte opsion më i sigurt për ta. Një e katërta e votuesve të LDK-së kanë qenë të zhgënjyer me Isa Mustafën, për arsye të ndryshme duke përfshirë edhe tradhtinë që i kishte bërë VLAN-it”, thotë Maliqi në KTV.
Sipas Maliqit, më mirë që nuk kishte ndodhur një koalicion parazgjedhor ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes, pasi kjo ka sjell rezultat më të pastër.
E humbësi më i madh nga zgjedhjet e 6 tetorit, sipas Maliqit, ishte kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
“Mirë që nuk u bë koalicioni parazgjedhor. Për herë të parë kemi një rezultat relativisht të pastër. Humbësi më i madh ka dalë ish-kryeministri Ramush Haradinaj ndërsa PDK nuk është keq”, ka thënë Maliqi.
Në rast se PAN-i do të bënte përsëri një koalicion parazgjedhor, Maliqi tha se do të ishte fitues të zgjedhjeve.
“Nëse partitë e luftës do ta bënin prapë koalicionin, prapë do të dilnin të parët. 2/3 e votave ishte për partitë e para ndërsa tjerat për këto partitë tjera”, shprehet Maliqi, gjersa komenton prurjet e reja të Vetëvendosjes. “Prurjet e VV-së ishin të menduara mirë, kanë qenë figura që i kanë sjellë vota, si Agim Bahtiri e Mimoza Kusari”.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...