Lajme

Moti, vranësira dhe reshje shiu

Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 04 November 2019

Fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike.

Dita e sotme vijon të mbetet e paqëndrueshme, me vranësira të dendura dhe reshje shiu të karakterit lokal.

Nesër sërish temperatura të larta, por që nuk do të zgjasin shumë, pasi që të mërkurën vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura, të cilat me vete bartin sasi të konsiderueshme të shiut.

-Advertisement-

Reshje të herë pas hershme priten të vazhdojnë deri të premten, ku më tej intensiteti i tyre do të bie përjashtuar zona të kufizuara, ku mund të ketë vetëm riga të dobëta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë celsius.

Gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit era do ta mbajë drejtimin e jugut dhe jugperëndimit, ku shpejtësia maksimale e saj mund të arrijë deri 18 m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera