Auto&Tech

Kosova në Dubai renditet në mesin e vendeve më të fuqishme, mposhtë edhe Rusinë e Gjermaninë

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 26 October 2019

Ekipi që përfaqëson Kosovën në garën ndërkombëtare të robotikës “First Global Challenge”, ka arritur fitore në pesë raundet e kësaj gare, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kështu, Kosova, po renditet në mesin e top 20 vendeve nga plot 191 vende të botës, me më së shumti raunde e pikë të fituara, shkruan gazeta inFokus.

Këtë pozitë Kosova e arriti duke mposhtur në këtë fushë shtete sikur Rusia, Franca, Gjermania e Sllovenia.

-Advertisement-

Medalje nga organizatorët i është ndarë edhe mentorit të ekipit përfaqësues të Kosovës në këtë garë, Erjon Ahmetit, si tutori më i mirë i ekipeve të të gjitha shteteve pjesëmarrëse.

Gara më e madhe në fushën e robotikës që po mbahet në Dubai, do të zhvillojë punimet edhe nesër, më 27 tetor 2019.

Ekipi përfaqësues i Kosovës tash e disa muaj është përgatitur në laboratorët e mekatronikës në UBT, teksa punën e kanë zhvilluar nën mbikëqyrjen e stafit akademik të këtij institucioni arsimor dhe bashkërisht e kanë ndërtuar robotin inovativ me të cilin ekipi po garon në FIRST Global Challenge 2019./Gazeta inFokus/

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy