Lajme

SHBA ua ndalon hyrjen në territorin e saj zyrtarëve të huaj që janë të korruptuar

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 22 October 2019

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar përmes një statusi në faqen e tyre në facebook se qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka prioritet luftën kundër korrpusionit dhe respektimin e ligjit në mbarë botën.

Prandaj sipas tyre kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është i përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit e ka për detyrë ta ndalojë hyrjen e tij në territorin e Amerikës.

Ambasada Amerikane në Tiranë gjithashtu ka lajmëruar se gjatë kësaj jave do të shpjegojnë përcaktimet publike për korrupsion madhor.

-Advertisement-

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit” shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera