Gent Cakaj: Nuk jemi zotuar se negociatat do të hapen
Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 19 October 2019
Gent Cakaj, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka thënë që Shqipëria nuk ka asnjë arsye që të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Kjo, pasi sipas tij, situata e Shqipërisë është ndryshe nga ajo e Maqedonisë së Veriut, shkruan gazeta inFokus.
Kështu, në një intervistë për RTV Ora, Cakaj thotë që Shqipërisë nuk është zotuar sikur Maqedonia e Veriut, se negociatat do të hapen.
E sipas ministrit, qeveria shqiptare i ka përmbushur të gjitha detyrat e kushtet për t’u hapur negociatat.
Gent Cakaj: Çështja është se Maqedonia e Veriut i përket rrethanave të tjera politike për shkak se sfidat politike të Maqedonisë së Veriut kanë qenë të tjera. Ata kanë bërë një referendum popullor dhe çështja kryesore ka qenë që nëse shtetasit e Maqedonisë do të duan ta ndryshojnë emrin shtetëror në këmbim të agjendës evropiane dhe atlantike të vendit. Ndaj përgjegjësia atje është krejtësisht tjetër. Po ashtu zotimi i qeverisë së atjeshme ka qenë se negociatat do të hapen. Në Shqipëri përveçse nuk ka pasur një problem të tillë politik, në Shqipëri nuk ka pasur zotim të prerë se negociatat do të hapen. Ne kemi qenë tërësisht të kujdesshëm që ne të themi që ne përpiqemi për hapjen e negociatave, por nuk mund ta garantojmë suksesin e tyre për shkak se një copë e madhe e punës nuk varet nga marrëdhënia e Shqipërisë me vendet anëtare, por nga marrëdhënia e vendeve anëtare me vetë BE.
Pyetja: Pra ju dhe qeveria shqiptare nuk keni asnjë përgjegjësi, sepse kjo gjë mund të avancojë në vite?
Gent Cakaj: Po nëse avancon në vite, Shqipëria duhet të mbetet pa qeveri sipas kësaj logjike, meqenëse BE është jo i gatshëm të vazhdojë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Qeverisë i takon ti përshtatet rrethanave të reja që shfaqen si rrjedhojë e ndryshimit të politikave të BE. Qeveria shqiptare duhet të kishte qenë përgjegjëse nëse nuk do të kishte përmbushur detyrat e saj ose në rast se ky vendim do të kishte ardhur si rrjedhojë e dështimit të fushatës tonë diplomatike. Përkundrazi ne kemi arritur të ndryshojmë edhe qëndrimin e Gjermanisë për mirë. Çështja është, për ta sqaruar më përmbajtësish këtë punë. E para, disa prej kushteve kryesore për hapjen e negociatave nuk janë kompetencë e qeverisë fare. Psh, thellimi i rezultateve të vettingut. Kjo punë i përket institucioneve të pavarura të drejtësisë. Raporti nuk është raporti i qeverisë, por është raport i Shqipërisë dhe natyrisht në të qeveria shqiptare ka përgjegjësinë më të madhe. Sa i përket përgjegjësive të qeverisë, detyrat janë përmbushur. Qeveria shqiptare është e pafuqishme dhe as e ka këtë mundësi objektivisht që ta ndryshojë politikën e Francës në raport me zgjerimin.
Të tjera
-
Pas gati tri orësh përfundon intervistimi i Hysen Durmishit në Prokurorinë Speciale
Pas gati tri orësh ka përfunduar intervistimi i zëvendësministrit të infrastr...
-
Kurti: Nuk e pranojmë kushtëzimin për anëtarësim në KiE me Asociacionin – dialogu në Bruksel, jo në Strasburg
Kryeministrin Albin Kurti ka thënë se qeveria që ai drejton ka punuar parresh...
-
Aksidenti afër konvikteve: Dy persona në gjendje të rëndë, njëri nga ta do të dërgohet në intensivë
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot afë...
-
E rëndë: Shqiptari i vë flakén vetes në Itali, ngjarja në sy të gruas së tij
Një 47 vjeçar shqiptar i ka vënë flakën në shenjë p...
-
Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim kontrollon restorantin e Radoiçiqit
Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim aktualisht ndodhet në r...
-
Osmani kujton komandant Drinin: Pas vete la një trashëgimi të patriotit të dëshmuar dhe luftëtarit të paepur
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Ekrem Rexhën, të njohur si ko...
-
Pamjet e fundit nga aksidenti i rëndë në Prishtinë, ku mbetën të lënduar 6 persona
Para disa orëve ka ndodhur një aksident i rëndë në udhëkryqin afër konvikteve...
-
Maqedoni, dalja deri në orën 9 më e ulët në krahasim me zgjedhjet e mëparshme
Numri i vendvotimeve është 3480 në 80 komuna në territorin e Maqedonisë së Ve...
-
Për fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve për president në Maqedoni të Veriut nevojiten 362.864 vota
Në vend sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat 1.81...
-
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën
AstraZeneca ka filluar tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj Covid-19, ...
-
Policia shqipton 2 mijë e 74 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 74 tiketa t...
-
Apeli ua ndryshon masën e sigurisë dy zyrtarëve të gjykatës të dyshuar për korrupsion
Gjykata e Apelit ua ka ndryshuar masën e sigurisë dy zyrtarëve të Gjykatës Th...