Lajme

Kurti takohet më këto figura të lara të Britanisë, ja çka diskutuan

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 17 October 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në kuadër të vizitës së tij në Britani të Madhe  gjatë ditës së mërkure është takuar me John Cryer, kryesues i Grupit Parlamentar të Laburistëve.

Gjithashtu Kurti ka takuar edhe Khalid Mahmood, ministër i Punëve të Jashtme  në hije dhe Kastriot Berberi, këshilltar komunal në Ëaltham Forest, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet e mira bilaterale midis dy vendeve, situatën socio-ekonomike në Kosovë, për ndryshimet politike pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit, si dhe për sfidat nëpër të cilat po kalon Britania lidhur me BREXIT-in.

-Advertisement-

Ministri i Punëve të Jashtme në hije, Khalid shprehu vullnetin për bashkëpunim dhe për të përkrahur qeverinë e ardhshme në fushën e investimeve, tregtisë e drejtësisë, si dhe për të ndihmuar e përkrahur Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera