Kjo është arsyeja që shkakton rënien e menjëhershme të flokëve
Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 16 October 2019
Shëndeti i mirë i organizmit pa dyshim që reflektohet edhe në pamjen e jashtme të tij. Këtu futen sigurisht flokët e shëndetshëm apo lëkura e mirë dhe e pastër. Rënia e flokëve prek thuajse 85% të burrave pas të 50-tave dhe është kthyer në një problem të vazhdueshëm. Në të gjithë botën numërohen rreth 35 milionë burra dhe 21 milionë gra të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje e këtij lloji. Gjithsesi problemi i vërtetë është faktori kryesor që e ka kthyer rënien e flokëve në një shqetësim global.
Çfarë e Shkakton rënien e flokëve
Sipas mjekëve shumë nga shkaqet janë ende të paqarta, duke filluar që nga gjenetika, kujdesi i keq, trajtimi me produkte të forta apo medikamente. Gjithashtu ka dhe një sërë sëmundjesh që mund të shkaktojnë si efekte anësore humbje të vazhdueshme e të menjëhershme të flokëve. Megjithëse për përhapjen masive të këtij problemi mund të ketë një arsye specifike sipas ekspertëve. Të dhënat për një faktor të ri ndikues, u prezantuan në Kongresin e 28-të të Akademisë Europiane të Dermatalogjisë dhe Venerologjisë. Sipas të dhënave të publikuara çdo grimcë pluhuri, nafte apo benzine që lëshohet në ajër dhe futet në organizëm përveç shumë sëmundjesh të rrezikshme, shkaktojnë edhe humbjen e flokëve. Ajri i ndotur, kryesisht nga nënprodhime industriale të fabrikave apo makinave, pasi futet në trup në vetëm 24 orë ul ndjeshëm nivelin e proteinës tek flokët. Kështu rrënja bëhet më e dobët e delikate dhe flokët fillojnë të bien në mënyrë të papritur. Konkretisht për rritjen e mirë dhe të shëndetshme të flokëve janë përgjegjëse proteinat ciklin D1, ciklin E dhe CDK2, të cilat sa herë që ekspozohen ndaj ajrit të ndotur ulin sasinë e tyre të prodhimit.
Efektet e ajrit të ndotur në shëndet
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit të cilës i referohet AgroËeb.org, rreth 4.2 milion njerëz në të gjithë botën vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur.
Nivelet e larta të pluhurit apo kimikateve që makinat dhe fabrikat lëshojnë çdo ditë, bëhen shumë lehtë shkaktare të zhvillimit të sëmundjeve vdekjeprurëse.
Rreth 90% e popullsisë së globit sipas OBSH jeton çdo ditë në zona me ajër dhe natyrë të ndotur.
Ndaj problemi i flokëve dhe jo vetëm është shumë shqetësues dhe aktual.
Të tjera
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...