Lajme

Albin Kurti thotë që dialogun do ta udhëheq ai e jo Hashim Thaçi

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 09 October 2019

Lideri i Vetëvendosjes dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër Albin Kurti, partia e të cilit ka dal e para nga numërimi i votave të rregullta të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kështu, Kurti ka thënë që nëse do të kishte votat, do ta shkarkonte Hashim Thaçin nga posti i Presidentit të vendit, shkruan gazeta inFokus.

“Problemi më i madh që kemi me Presidentin, tani ta shohim pas vendosjes sonë si qeveri dhe fitores në zgjedhje, është se sa i përket raporteve me Serbinë, sepse ka qenë fort problematik në këto dy vitet e fundit. Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme për ne para tre vjetëve, për shkak se në njërën anë ka pranuar që të bëjë një lloj shkëmbimi territorial me Serbinë. Ai e ka quajtur korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm, ku Veriu është dhuratë e Rankoviqit”, tha Kurti në emisionin Opinion.

-Advertisement-

Ndërsa, sa i përket dialogut me Serbinë, kryetari i Vetëvendosjes tha që “ “Dialogu është ndërprerë. Unë jam për dialog parimor dhe mendoj që duhet ky dialog të jetë i përgatitur mirë dhe të mos dështojë. Jam i interesuar që taksën ta zëvendësoj me parimin e reciprocitete. Në të gjitha aspektet me Serbinë duhet të sillemi në mënyrë simetrike. Ajo të njohë dokumentacionin e Kosovës, reciprociteti sa i përket të drejtave të autorit dhe investimeve”.

Albin Kurti, gjithashtu ka thënë se SHBA-të, tanimë kanë marrur rol kryesor në këtë dialog.

“Unë nuk do jem arrogant me opozitën. Do krijoj një ekip negociator bashkë me opozitën dhe  nuk do lejoj që Serbia të na përçajë. Dialogun do ta drejtoj unë”, tha Kurti, duke theksuar se presidenti Thaçi nuk do të ketë asnjë rol.

“Këtë dialog do ta udhëheq unë, presidenti do të jetë president. Ai është përfaqësuesi i politikës së jashtme por jo krijues i politikës së jashtme”, deklaroi Kurti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera