Sport

Manchester United apo Tottenham? Ja kë do të drejtojë Allegri

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 03 Tetor 2019

Massimiliano Allegri mund ta rinisë në Angli karrierën si trajner. Edhe pse gjatë ditëve të fundit drejtuesit e Manchester United kanë ritheksuar disa herë mbështetjen për norvegjezin Ole Gunnar Solskjaer, emri i italianit është më i kuotuari për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq.”

Sipas të përditshmes britanike “The Guardian”, favorit për të pasuar Solskajer, që në fund të sezonit të shkuar firmosi kontratë 3-vjeçare, është pikërisht Allegri, ish-trajner i Juventusit dhe Milanit.

Një tjetër lajm interesant ishte prania e trajnerit toskan në tribunë në ndeshjen mes Tottenhamit dhe Bayernit të Mynihut, sfidë që u fitua thellë 2-7 nga bavarezët.

-Advertisement-

Allegri shihet edhe si pasues i mundshëm i Pochettinos, që me rezultat e arritura në këtë fillim sezoni duket se i ka ditët të numëruara në Londër.
Sipas asaj që raportohet në mediat angleze Allegri duket më pranë Manchester United.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy