Ekonomi

Punët milionëshe në kohë të fushatës (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 03 October 2019

Gaçka e Ferizajt po bëhet me rrugë te reja e trotuare, proçkat e Hajvalisë po pastrohen derisa memorialë të dëshmorëve po ngritën në dukagjin. Këto janë vetëm disa nga punimet që po zhvillohen në territorin e Kosovës derisa kanë mbetur edhe tri ditë deri në zgjedhjet e parakohëshme që do të mbahen me 6 tetor në Kosovë.

Në bazë të asaj që shihet në faqen zyrtare të Prokurimit Publik, dhjetëra kompani angazhohen çdo ditë në projekte të ndryshme milionëshe në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Pjesa më e madhe e tyre janë ndërtim i rrugëve e projekte të ngjashme infrastrukturore, të cilat në të kaluarën, për shkak se zhvilloheshin në kohë zgjedhjesh, vlerësoheshin si pjesë e fushatës elektorale të partive politike për të fituar vota.

-Advertisement-

Të tilla duken të jenë edhe ato të shpallura nga e hëna përmes procedurave të prokurimit në komuna të ndryshme të vendit, shkruan gazeta inFokus.

“Ndërtimi i trotuareve nëpër vendbanimet e Komunës së Fushë-Kosovës-faza II, Faza 2 – rregullimi i shtratit te lumit Krivareka deri te ura Domaroc kolektori i ujerave te zeza nga Berivojce e deri ne Koretin, Rregullimi i shtratit të përrockës në Hajvali, Ndërtimi i Memorialit të Dëshmorëve të UÇK – së Gramaqel dhe Carrabreg i Epërm – Deçan, Vazhdimi i rrugës 17 Shkurti (faza II), në Komunën e Skenderajt e Asfaltimi i rrugëve dhe trotuarëve në fshatin Gaçkë – Projekt dy vjeqar”, janë disa nga projektet që figurojnë në listën e së enjtes në faqen e Prokurimit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera