Rada Trajkoviq: Më është ofruar kopja e videoincizimit ku është regjistruar vrasja e Oliver Ivanoviqit
Autori: Gazeta inFokus
10:05 | 28 September 2019
Oliver Ivanoviqit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, kryetarja aktuale e ‘Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova e Metohia’ Rada Trajkoviq thotë se asaj i është ofruar kopja e një videoincizimi ku ishte regjistruar vrasja e Oliver Ivanovq,e politikanit serb të Kosovës në veri të Mitovicës.
Trajkoviq ka thënë për mediat serbe se nuk kishte pranuar ta merrte videokasetën, duke deklaruar se provat duhet të dorëzoheshin në prokurori në Prishtinë.
“Para se të shkoja në Mitrovicën e Kosovës, unë kam përjetuar një presion të jashtëzakonshëm. Më thanë se atje më presin grupe të ndryshme mafioze dhe do të më vrisnin. Ata erdhën edhe në selinë e koalicionit tonë ‘Liria’”, tha Trajkoviq.
Sipas Trajkoviq, e cila fushatën parazgjedhore e hapi në Mitrovicë të Veriut në vendin ku u vra Ivanoviq në vitin 2018, ka thënë se nuk i ka pranuar provat pasi ka konsideruar se duhet t’i ketë prokurori.
“Disa njerëz, do nga qarqe jo transparente, më ofruan kopjen e një videoincizimi të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Më thanë që njëra kopje i është dhënë dikujt nga autoritetet shtetërore dhe tjetra më është ofruar mua. Unë thashë që as nuk e marr dhe as nuk jap para, dhe se provat, nëse i kanë, duhet t’i ofrohen prokurorit Syla në Prishtinë”, tha Trajkoviq .
Ajo gjithashtu tha se nuk do të heqë dorë asnjëherë nga zbulimi i kryesit të vrasjes së Ivanoviqit dhe se nuk do të përdorë fushatën zgjedhore për promovimin e saj, por për t’u treguar qytetarëve se cila është politika e presidentit serb Vuçiq ndaj Kosovës.
Ajo tha se jo gjithmonë ishte dakord me Ivanoviqin politikisht, por se ata kishin qëllime unike politike.
“Unë ende e ruajë porosinë e Oliverit që më është dërguar pesë ditë para vrasjes së tij, në të cilën thuhet: ‘Ndoshta do të më vrasin, por nuk mund të ndalem, sepse do ta turpëroja familjen time. Kjo nuk do të ishte krenaria e familjes sime’”, tha Trajkoviq.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...

































