Lajme

Kosovari mbyt gruan me shkop, shkak xhelozia

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 21 September 2019

Kosovari 32 vjeç e ka vrarë gruan e tij pasditën e së premtës, duke e goditur deri në vdekje me shkop druri.

Siç raportojnë mediat lokale burri pasi e vrau gruan e tij shkoi në polici se u vetëdorëzua duke treguar për krimin që kishte bërë.

Gruaja u gjet e vdekur në apartamentin në të cilin jetonte çifti, ka bërë të ditur policia e Austrisë.

-Advertisement-

Kosovari kishte deklaruar edhe për mënyrën se si e ka vrarë gruan e tij, ndërsa policia ka konfirmuar se gruaja ka pasur plagë në pjesën e pasme të kokës.

32-vjeçari u arrestua menjëherë nën dyshimin për vrasje. Ai do të intervistohet të Shtunën, tha zëdhënësi i policisë Paul Eidenberger.

Trupi i pajetë i gruas u dërgua për autopsi. Kosovarja 32-vjeçe është gruaja e 18 e vrarë këtë vit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera