Haradinaj premton se do t’i rris pagat në sektorin privat
Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 11 September 2019
Edhe pse fushata elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit, zyrtarisht fillon më 25 shtator, ka më shumë se dy javë që kandidatët për postin e kryeministrit kanë filluar fushatën, duke dhënë premtime të mëdha për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve .
Në tubimin ku shpalosi programin zgjedhor, kryeministri në largim, i nominuar edhe për një mandat për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, ka thënë se fokusi i tij do të jetë rritja e pagave në sektorin privat.
“Fokusimi i ardhshëm do të jetë rritja e pagave në sektorin privat për 10 për qind, sepse në sektorin publik i kemi rritë. Nëse na nuk guxojmë me bo këtë rritje, atëherë nuk kemi bo asgjë… Ne nuk guxojmë me shku me rritjen tradicionale 4.5 për qind, nëse veprojmë kështu atëherë nuk s’kemi bë asgjë. Ne duhet me i rritë pagat në sektorin privat, duhet me e fuqizu Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomikë për me arrit konsensusin për me ecë tutje dhe jam i gatshëm me angazhu edhe ekspertë të huaj në këtë temë”
Haradinaj theksoi se do të angazhohet edhe në përmirësimin e kushteve të punës së punëtorëve dhe përmirësimin e marrëdhënieve punëdhënës – punëmarrës.
“Ne kemi mundësi me e ndihmu sektorin privat me u zhvillu por edhe për përmirësimin e kushteve të punëtorëve. Jo vetëm paga minimale me e mbërri kuotën 250 euro, por edhe marrëdhëniet punëdhënës – punëmarrës me i rregullu”, ka thënë Haradinaj.
Kujtojmë se me 21 dhjetor 2017, menjëherë pas emërimit në postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, ia kishte dyfishuar pagën vetes.
Nga 1 mijë e 443 euro sa e kishte, rroga e kryeministrit u bë 2 mijë e 950 euro./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...