Auto&Tech

Makina më e zezë në botë prezantohet në Frankfurt (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 03 September 2019

Do të prezantohet në panairin e Frankfurtit si makina më e zezë në botë, e para dhe e vetmja me një lloj pigmenti më të errët se çdo automjet tjetër të zi, dhe kjo falë artistit Anish Kapoor. Pigmenti original Vantablack është pronësi e tij.

BMW-ja do të rivihet tërësisht me bojën e re që heq thuajse çdo lloj refleksi ndërsa vetë solucioni mbështetës i pigmentit te veçantë lejon sprucimin në sipërfaqe më të mëdha. Aftësia e tij për të përthithur dritën në nivelin 99,9%, bën që syri, siç shpjegon Corriere della Sera, ta perceptojë Vantablack-un në të gjitha format e veta si bidimensional.

E mbuluar me tonalitetin më të zi të botës, BMW VBX6 rrezikonte të himbiste formën e vet tridimensionale, sipas të përditshmes italiane, duke përfshirë këtu edhe disa karakteristika dalluese të këtij mjeti.

-Advertisement-

Por varianti që do të prezantohet së shpejti e ka një nivel reflektimi prej 1 për qind. E kuptuam se po të përdornim vetëm materialin original Vantablack nuk do të kishte funksionuar, deklaroi Ben Jensen, themeluesi i Surrey NanoSystems.

Ndaj dolëm me idenë ta përpunonim pak, shtoi ai. Makina do të debutojë në Motor Show të Frankfurtit, që do të mbahet nga datat 12 dhe 22 shtator.

/

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy