Volkswageni tërheq afër 700 mijë vetura për shkak të defektit me çelës
Autori: Gazeta inFokus
08:16 | 26 August 2019
Shërbimi nacional amerikan për siguri në trafik ka bërë të ditur për një defekt të rrezikshëm për jetën e vozitësve derisa ata janë duke vozitur veturat e kompanisë gjermane Volkswagen.
Në fakt, vozitësi mundet rastësisht të heqë çelësin nga vetura derisa ajo është në lëvizje, transmeton KosovaPress.
Një gjë e tillë mund të shkaktojë aksidente serioze dhe lëndime, andaj kompania ka vendosur të tërheqë modelet Golf të prodhuar në vitet 2015-2016 dhe 2018-2019, Gofl GTI 2015-2019, Golf SportWagen 2017-2019, Jetta 2011-2018, Beetle dhe Beetle Convertible 2012-2019, transmeton kp.
Të gjitha veturat e tërhequra, numri i saktë i të cilave është 679.027, kanë ndërrues automatik të shpejtësive dhe sistem të hyrjes pa kontakt në automobil.
Tërheqja do të fillojë më 11 tetor kur pronarët duhet të dërgojnë veturat e tyre në përfaqësinë e VW-së, për të ndërruar falas sistemin për ndezje.

T� tjera
-
Çitaku: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet nga një aktgjykim, çlirimtarët nuk do t’i lëmë kurrë vetëm
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar angazhi...
-
Hamza kërkon drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë
Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pasi sot bëhen gjashtë vite nga...
-
A do të vazhdojë rënia e çmimeve të naftës?
Çmimet e naftës shënuan rënie të ndjeshme dje, të ndikuara nga rritja e shpre...
-
Zhduket një person në Pejë
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person është zhdukur në Pejë. Sip...
-
Çitaku: Gjashtë vjet nga shkuarja në Hagë e ish-krerëve të UÇK-së, aktgjykimi me 81 vjet burgim i papranueshëm
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar me...
-
Kolektivi Feminist kërkon përgjegjësi nga KPK-ja për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktivistet e Kolektivit Për Mendim dhe Veprim Feminist kanë shkuar sot para o...
-
Kadetët e FSK-së diplomojnë në Gjermani, merr pjesë edhe Maqedonci në ceremoninë zyrtare
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimi...
-
I dhanë para hua me kamata joproporcionale, aktakuzë ndaj tre personave
Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngrit...
-
Kërçeli i reagon Ramës: Nuk është faji i askujt që drejtorët po të intervistohen, një shportë e vogël mbeturinash për park është paguar 1,200 euro?!
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar ashpër kryetarit...
-
“Era Mafi Energjetike!”, Ymeri: 27.6 milionë euro kosto e rrymës vetëm gjatë shtatorit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar li...
-
Gjendet 13-vjeçari i raportuar si i zhdukur ne Ferizaj
Drejtoria Rajonale e Policisë ka njoftuar se është gjetur 13-vjeçari I.Q, i c...
-
Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët, përsërit ftesën nga “Sofra e Gurtë”
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë ftesën drejtuar studentëve ...



































