Auto&Tech

Dy Ferrari të ri arrijnë në shtator – njëri prej tyre SUV?

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 05 August 2019

Prodhuesi prestigjioz italian i makinave sportive Ferrari do të zbulojë dy modele të reja në Fiorano.

Sipas mediave njëri nga modelet e reja që vijnë muajin e ardhshëm do të jetë SUV i parë i shumëpritur Ferrari, me emrin Purosangue.

Modeli tjetër është 812 Superfast Spider, i cili në thelb është thjesht një version kabriolet i Grand Tourer.

-Advertisement-

Për më tepër, Maranel njoftoi një model tjetër të ri në fund të këtij viti, transmeton KosovaPress.

Ferrari ka demonstruar tashmë P80/C unik dhe superveturën e fuqishme hibride me 986 kuaj fuqi SF90 Stradale këtë vit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera