Sport

Juventus në sulm për mesfushorin francez

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 05 August 2019

Juventusi është një nga skuadrat më aktive në merkaton verore. Bardhezinjtë kanë bërë goditjet kryesore dhe tashmë po punojnë për një tjetër transferim të bujshëm.

“Zonja” nuk e harron dot Pogbanë dhe duket se do të tentojë deri në fund për ta sjellë sërish në Torino. Siç raporton “Tuttosport”, Paratiçi dhe Nedved, ishin në Angli dhe kërkojnë të përfitojnë në ditët e fundit të merkatos angleze.

Ata përpos shkëmbimit që mbyllën me Sitin për Kanselon, janë duke punuar edhe për Pogbanë. Operacioni jo vetëm që është shumë i vështirë, por edhe koha është e limituar.

-Advertisement-

Gjithsesi Juventusi “baston” te Mino Raiola, agjenti i Pogbasë, me të cilin kanë një marrëdhënie të shkëlqyer. Ata janë takuar ditën e djeshme dhe kanë biseduar për mundësitë e transferimit.

Interesimi ka qenë i madh, aq sa shifra që kërkon Junajtid për Pogbanë, plot 100 milionë euro. Juventusi është gati të ofrojë para, plus kartonët e Matuidi dhe Manxukiç që pëlqehen nga Junajtid.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në datën 8 që mbyllet merkatoja angleze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera